Rama zbuloi risinë më të re/ Vjen reagim i fortë nga LSI: Shteti virtual i Kryeministrit! Propaganda pa pushim…

0
135

Menjëherë pasi kryeministri Rama prezantoi risin më të re, potalin Transpanrenca.al, ka ardhur reagimi i LSI.

Ish-deputeti Përparim Spahiu, ka komentuar rubrikat e ERTV, televizionin online i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Spahiut, propaganda e kësaj qeverie vazhdon pa pushim dhe me të gjitha mjetet, ndërsa ndalet edhe te intervistat e ministrave e deputetëve të PS përballë gazetarit të ERTV.

“Tek ERTV, ministra e deputetë janë kthyer në pupacë, ku japin intervistë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri (mos harrojmë që paguhen me taksat tona)

Asnjë debat politik nuk shihet në emisionet politike, sepse e gjithë qeveria jep llogari tek ERTV, aty ku ndjehen komod dhe askush nuk i bën pyetje të vërteta”, shkruan ish-deputeti.

Statusi i plotë:

Shteti virtual i Kryeministrit!

Propaganda e kësaj qeverie vazhdon pa pushim dhe me të gjitha mjetet.

Shfaqja e fundit ishte ajo e pseudo mitingut, ku KM u kërkonte të nxirrnin celularët dhe të postonin foto të pjesëmarrjes në facebook.

Çdo hall, KM-ja kërkon ta “zgjidhë” nëpërmjet portaleve dhe rrjeteve sociale.

Kemi parë portale “Shqipëria që duam”, “Bashkëqeverisja me qytetarët”, “Infermiere për Shqipërinë”, “ERTV”, “Transparenca.al”, të gjitha për trushpëlarjen e popullit

KM zotëron të gjitha rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Tëitter etj

Në asnjë vend të botës, (përveç Chavezit të ndjer), nuk ka Kryeministër me një televizion online, ERTV…

Tek ERTV, ministra e deputetë janë kthyer në pupacë, ku japin intervistë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri (mos harrojmë që paguhen me taksat tona)

Asnjë debat politik nuk shihet në emisionet politike, sepse e gjithë qeveria jep llogari tek ERTV, aty ku ndjehen komod dhe askush nuk i bën pyetje të vërteta.

Në ERTV sheh edicione informative ku pasqyrohen sukseset imagjinare të qeverisë.

Një tjetër rubrikë e ERTV është video-konferencat. Minatorët, naftëtarët, studentët, artistët e shumë të tjerë, qeveria nuk i pret në takim, por organizon me ta një bashkëbisedim në distancë

Por kjo, nuk do të ndodhë me opozitën, pasi ajo ka vetëm një kusht, zgjedhje pa ty Kryeministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here