Socialistët e vjetër të ‘zemëruar’! Shpëtim Gjika i thur vargje Arben Dukës!

0
173
Partia Socialiste zhvilloi ditën e djeshme për rreth 8 orë punimet e Kongresit të saj. Por ajo që doli në pah, përveç mospjesëmarrjes së ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndonëse ishte i ftuar, nuk mori pjesë, është mungesa e kongresmenëve të vjetës, si Arben Duka apo ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.
Kongresi i PArtisë Socialiste, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Shumë socialistë të vjetër nuk kanë qenë të ftuar. Kjo ka bërë që të reagojnë, mes të cilëve është edhe Arben Duka dhe Shpëtim Gjika, që e shprehin zemërimin në vargje.
Kongresi i Partisë Socialiste, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Shumë socialistë të vjetër nuk kanë qenë të ftuar. Kjo ka bërë që të reagojnë, mes të cilëve është edhe Arben Duka dhe Shpëtim Gjika, që e shprehin zemërimin në vargje.

Poeti Arben Duka, pas Kongresit i kushtoi këtij të fundit një poezi, ku ndër të tjera thoshte:

“Ka disa lexues
Po pyesin përdita
Përse ka ndryshuar
gazeta jonë Dita?

O motra, o vëllezër
Këtu ka rënë flama
S’ka ndryshuar Dita
Ka ndryshuar Rama.

Ka ndryshuar Rama
Ose i tillë ishte
Dhe ka ndenjur fshehur
Si në kallamishte.

S’dua të përmend
emra të urryer,
Po sot socialistët
Janë gjith’ të gënjyer.”

Pas kësaj ka reaguar edhe Shpëtim Gjika, i cili i ka kthyer përgjigje po me anë të vargjeve, ku sulmon Rilindjen, që sipas tij nuk është PArtia e socialistëve të vërtetë.

“Shpresoj o miku im
Në se jemi gjallë
Në Kongresin tjetër 
Të jemi në ballë

Tani s’kemi nge për llafe
Kemi një fushatë
Socialistët punë
Rilindasit gallatë”, – shkruan Shpëtim Gjika.

Shpëtim Gjika është nipi i bejtexhiut të famshëm të Tërbaçit, Xhebro Gjika, e kësisoj bejten e ka traditë, por nuk e kishte treguar deri më sot, ku i shtyrë nga Kongresi i PS-së, zbuloi talentin e tij.

Poezia e plotë e Arben Dukës: 

Ka disa lexues
Po pyesin përdita
Përse ka ndryshuar
gazeta jonë Dita?

O motra, o vëllezër
Këtu ka rënë flama
S’ka ndryshuar Dita
Ka ndryshuar Rama.

Ka ndryshuar Rama
Ose i tillë ishte
Dhe ka ndenjur fshehur
Si në kallamishte.

S’dua të përmend
emra të urryer,
Po sot socialistët
Janë gjith’ të gënjyer.

S’i gënjyem ne,
të gazetës “Dita”,
i gënjeu Rama,
me nja dhjetë petrita!.

Ne njerzit e thjeshtë,
s’i gënjyem kurrë,
Për ta dot të keqes,
S’i bëhemi urë!

Ne për fukarenjtë,
Dyert i mbajmë hapur,
ata ligësia,
në grykë i ka kapur!

Ne jemi këtu,
për njerzit e thjeshtë!
Si ditën e parë,
kur dolëm në vjeshtë.

Ne jemi sërish,
po aty ku ishëm,
Po Rama-Bashkimin,
po ndan me Berishën!

“Shajnë” njeri-tjetrin,
sa vendi gjëmon,
po gjuha e lekut,
fshehtas i bashkon!

Ridvani në Bankë,
sot po tund zinxhirin,
Nëpër poste janë
Dreqi me të birin.

Erdhi Edi Rama,
që “nuk bëka dhunë”,
po prapë socialistët,
mbetën të papunë!

Të thjeshtve që ndenjën,
ballë çdo furtune,
u thoshte Edvini:
“S’jemi zyrë pune!”

Për Janarin donim
Pakëz drejtësi
Na thoshte Edvini
“S’jam prokurori”.

Edhe pse gënjeu,
katër vjet Ai,
socialistët votën,
ja dhanë përsëri!

Socialistët votën,
ja dhanë përsëri,
tani i ka Rama,
timon e tepsi!.

Ulaj i Saliut,
s’ha si milingona,
sepse timonieri,
po i jep miliona!

Miliona po merr,
bosi i Tropojës,
kur shqiptarët vuajnë,
për bukën e gojës!

Mona me Lulushin,
kot nuk ulëret,
se para e madhe,
qarkullon në shtet!

Nuk duan t’ia dinë,
hiç për fatin ton’,
po e njohin vjedhjen,
se si funksionon!

Të gjithë janë njësoj
Vendin bën’ varrezë,
dhe nuk ju vjen turp,
për faqen e zezë!

Veç me poshtërsira,
sa shum’ kanë lënduar,
Por tani dhe “tanët”
Rëndë kanë tradhtuar!

Nuk janë vetëm vjedhjet
Pse këta s’janë “tanët”
Edvini aspak,
S’i do partizanët.

Sepse po t’i donte,
ndryshe do vepronte,
dhe kryeballistin,
s’rehabilitonte!.

Edvini së fundi,
ndryshoi qeverinë,
Po ne që votojmë,
as emrin s’u dimë!

Këta që ministra,
janë katapultuar,
s’dimë në Socialisten,
vetë e kanë votuar?

Thonë që filan zonjë
Paska shumë para,
po me Socialistën,
kjo çfarë lidhje ka?!

Po edhe për Gentin,
dhe Sandrin e dimë,
që asnjë lloj lidhje,
nuk kanë me partinë.

Nuk ka më dilemë,
por është e vërtetë,
se sot Socialistja,
Nuk është në pushtet!

Tani kë të duan,
Le të shkruajnë në lista,
po vetëm mos thonë
“Jemi socialista!”

Këto që po them,
s’i di vetëm unë,
E zullumet janë,
njëqind herë më shumë!

Postimi i plotë i Shpëtim Gjikës: 

Arben Dukës miqësisht me vargjet e mia modeste !

Tung o Arben Duka
Më bëre të llois
Se aq mirë sa ty
Fjalët s’i radhis

Tani pas Kongresit
Ndonjë llaf ta themi
Se ne veteranët
Vetëm fjalën kemi

Për ne veteranët
Mbase mirë do ishte
Jo në presidium
Të paktën një karrige

Pa shumë pretendime
Nuk donim kolltuk
Vetëm të dëgjonim
Se jemi të urtë

Nuk bëhej qameti
Vetëm për një ftesë
Që dhe veteranët
Të ishin në Kongres

Të ishin si fasadë
O ti Arben Duk’
Jo për të llafosur
Thjesht sa për fejsbuk’

Shpresoj o miku im
Në se jemi gjallë
Në Kongresin tjetër
Të jemi në ballë

Tani s’kemi nge për llafe
Kemi një fushatë
Socialistët punë
Rilindasit gallatë

Puna do vazhdojë
Të rinj e veteranë
Të fitojmë zgjedhjet
Nga Vlora në Tiranë

Dhe pasi të fitojmë
Me punë ditë e natë
Të dyve do na thonë
Keni grirë sallatë

Sh.Gjika Vlorë, më 24 Mars 2019!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here