Sa ka kushtuar anti-mitingu i PS-së? Dhe një pyetje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës…

0
82

I pari që kërkoi një sqarim sa ka kushtuar “anti-mitingu” i socialistëve në sheshin “Nënë Tereza”, ku Erion Veliaj mori besimin për një mandat të dytë në Tiranë, ishte Gazement Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se qeveria e ka detyrim, ndërsa sipas tij shpenzimi ka qenë marramendës. Më pas ishte Luan Rama nga LSI. Sipas tij, në kuadër të transparencës ndaj qytetarëve, por edhe edukatës së zbatimit të ligjit, PS-ja duhet të bëjë publike të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e miting-kongresit të vet.

Reagim ka patur dhe nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), që me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri (ACDC – Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile) është duke kryer monitorimin e përdorimit të mundshëm të burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2019.

Sipas ISP, në manifestimin politik dhe elektoral të PS në Tiranë pati raporte gjerësisht se punonjës të administratës dhe enteve publike u detyruan të marrin pjesë në aktivitetin kryesor.

“Janë konstatuar spote televizive dhe në mediat sociale në emër të bashkisë dhe me simbolin e bashkisë, por që krahas saj, shoqërohen edhe me simbolin politik të partisë politike drejtuese në bashki, siç është rasti i spotit të fundit elektoral të bashkisë Tiranë”, raporton ISP, që sipas tyre janë përbëjnë shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe në raste të caktuara, përbëjnë edhe indicie për hetim nga ana e organeve ligj-zbatuese.

Dhe në fund një pyetje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës: Nëse në një ditë jave, këto automjete do të parkoheshin në këtë mënyrë sa gjoba do të kishte vendosur Policia Bashkiake?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here