80 milionë euro në vit! Kujt i shërben? “Strategjisë kombëtare apo Qeverisë”?

0
128
Axhendën dixhitale e Shqipërisë 2015-2020, është një dokument strategjik, bilanci i të cilit do të bëhet vetëm pas 1 viti.
Duke shpenzuar 80 milionë euro në vit, me tendera preferencialë, AKSHI ka shërbyer vetëm për komunikimin më të mirë të Edi Ramës me njerëzit, jo në shërbim të ekonomisë, të lehtësimit të komunikimit dhe uljes së kostove të komunikimit, apo shpërndarjes më të shpejtë të internetit.
 

Në Axhendë përcaktohen objektivat afatmesme, që janë jo vetëm nevojë për zhvillim, por edhe kushte nga Bashkimi Europian. Ndër objektivat kryesorë janë qeverisja elektronike, shërbimet elektronike, ekonomia elektronike dhe mbi të gjitha infrastruktura elektronike pa të cilën nuk mund të realizohet asnjë nga oblektivat.
Në terma të thjeshta, duhet të rritet shpërndarja e internetit tek qytetarët, nëpërmjet rrugëve tokësore apo ajrore, në masën që ndërveprimi I qytetarëve me njëri – tjetrin, por edhe me institucionet të jetë sa i shpejtë dhe sa më transparent.
Kështu thotë dokumenti strategjitk, por jo raportet e Agjensisë Kombëtare të Shoqësisë së Informacionit (AKSHI). Në tre raportet e fundit, 2015, 2016 dhe 2017, ky institucion nuk u jep llogari qytetarëve, por qeverisë. Shërbimet që ka ofruar dhe prodhuar, i kanë shërbyer në masën më të madhe objektivave politikë të qeverisë dhe jo Axhendës dixhitale.
Duke shpenzuar 80 milionë euro në vit, me tendera preferencialë, AKSHI ka shërbyer vetëm për komunikimin më të mirë të Edi Ramës me njerëzit, jo në shërbim të ekonomisë, të lehtësimit të komunikimit dhe uljes së kostove të komunikimit, apo shpërndarjes më të shpejtë të internetit. Në raportet e hartuara nga vetë AKSHI, detajohet puna që është bërë për E-albania, E-gov dhe platfromën qeveritare të ndërveprimit, që janë zhvilluar si projekte elektorale dhe jo kontrolli mbi qeverisjen. Platforma e bashkëqeverisjes për shembull, që bëhet nën flamurin e Partisë Socialiste, ka qenë prioriteti I AKSH në gjysmën e dytë të 2017. Në raportin e 2018, që ende nuk është hartuar dhe miratuar, Platforma e Bashkëqeverisjes shfaqet si prioritet I një Agjensie që në fakt duhet t’u shërbente qytetarëve.

Në asnjë nga raportet nuk flitet për objektivat e shpërndarjes së internetit, rritjes së shpejtësisë dhe uljen e kostove. Ku shkojnë atëherë miliona eurot që AKSHI i përdor ekskluzivisht për Shoqërinë e Informacionit? Si ndahen dhe kush përfiton? E sigurtë është që përfitimi publik është minimal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here