Vetëvritet aksidentalisht këngëtari i njohur, po xhironte videoklipin…

0
122

Artisti 35-vjeçar nga Texas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me Triple Threat Management dhe së shpejti do të niste dhe turneun e tij të parë në 10 shtete.

Këngëtari i muzikës Country, Justin Carter ka vdekur, pasi qëlloi aksidentalisht veten me armë, ndërkohë që ishte duke xhiruar një videoklip në apartamentin e tij.

Nëna e Carter, Cindy McClellan, tha për Fox News se djali i saj po filmonte një videoklip në Houston, Texas, të shtunën kur një armë në xhepin e tij u shkrep dhe e qëlloi 35-vjeçarin në cep të syrit.

Carter lë pas dy vajzave të reja, Dixie dhe Kaylee. McClellan tha se familja ka hapur një thirrje në GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e varrimit, si dhe për të sjellë trupin e Carterit nga Houston në San Antonio për varrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here