Video/ Shokon gazetarja, publikon videon: Intervistoja “Babalen”, policia më përgjonte…

0
143

– Gazetarja Anila Hoxha, ka publikuar sot një video në të cilën pretendon se ajo është përgjuar nga Policia kur po intervistonte Ablert Veliun, të njohur si “Babalja”.

Në videon e publikuar në Facebook, Hoxha u bënë thirrje policëve që të maskohen më shumë kur përgjojnë, pasi janë lehtësisht të dallueshëm.

Në videon e publikuar në Facebook, Hoxha u bënë thirrje policëve që të maskohen më shumë kur përgjojnë, pasi janë lehtësisht të dallueshëm. Në formë këshille gazetarja thotë se ata nuk duhet të mbajnë çantë mbi shpinë pasi dallohen.

POSTIMI I PLOTË

E kam ditur dhe e kam thene gjithmone qe cunat e vezhgimit, infiltrimit , agjentet civile e ku e di une kane nevoje urgjente per trajnim. Ketu jam une me Babalen duke e bindur per interviste , por qe isha shume e qarte se une dhe ai nuk ishim vetem…

  1. Cuna ate canten krahe qafe hiqeni se zbuloheni qe pertej qe jeni police!
  2. Mjaft duke ngrene fara!
  3. Mos qendroni grumbull!
  4. Mos beni sikur po degjoni nje barsalete dhe syte i keni gjetke!

Perqafime

Albert Veliu, është një personazh që është bërë i njohur pas publikimit të disa përgjimeve nga Partia Demokratike, e cila pretendonte se ai kishte komunikuar me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.  Veliu është i pandehur në këtë dosje, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi, i cili publikoi videon dhe ish-deputetin Ervin Salianji. Po sot ish-deputeti publikoi disa përgjime të reja, që sipas tij janë përgjime zyrtare të Prokurorisë dhe faktojnë akuzat e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here