Akuza e fortë për Veliajn/ Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë…

0
110

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për mënyrën se si kreu aktual i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj por tenton të mbledhë njerëz në mitingun e PS të Shtunën.

Sipas Telitit të gjithë punonjësit e administratës janë të detyruar që të dalin në shesh së bashku me familjet e tyre.

“Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna”, shkruan Teleiti në facebook duke postuar edhe një mesazh.

Postimi i plotë i Telitit:

Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës.

Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna.

Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së.

Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!
#ShqipëriasiEuropa #SistemiEnveristnëAksion #StopArbitraritetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here