Vrasja e Ivanoviç, Vuçiç në Kosovë javës tjetër

0
138

Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që ta vizitojë Kosovën gjatë fundjavës së ardhshme, pas vrasjes  së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë i zv/kryeministrit dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti serb Vuçiç ka lajmëruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here