Kryemadhi: Ambasadori i OSBE sheh Shqipërinë si parajsë seksi dhe paraje

0
149

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një pronocim eskluziv per gazeten “STANDARD” nga protesta para Parlamentit ka refuzuar të komentojë deklaratat e ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Bernard Borchardt për krizën politike.

Ajo tha për gazetarët se nuk përgjigjet për njerëz që shikojnë Shqipërinë si parajsë seksi dhe paraje.

Gaetarja: Si i komentoni deklaratat e ambasadorit të OSBE?

Monika Kryemadhi: “Unë nuk përgjigjem për njerëz që e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë.”

Ndërsa për sa i përket deputetëve të rinj të LSI, të betuar në Kuvendin e Shqipërisë, Kryemadhi shtoi: “Nuk i komentoj fare. Janë 1 milionë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri që janë më të mirë dhe më të ndershëm se kushdo tjetër që hynë në atë godinë. Ka sa të duash pafundësisht, problemi qëndron në filozofinë e secilit prej nesh, mizat rreth mbeturinave fluturojnë”. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here