Braimllari thirrje policisë: Arrestoni ministrat e korruptuar, jo qytetarët

0
102

“Sandër Lleshi arreston qytetare te pafajshem qe kerkojne te mbrojne pronen e tyre dhe le te lire Edi Ramën, Damian Gjiknuri që vjedhin hapur 40 milion euro”, u shpreh Braimllari.

Banorët e Astirit janë mbledhur si çdo mbrëmje duke protestuar për anullimin e projektit të Unazës së Re, por ndryshe nga netët e tjera ata kanë nisur marshimin për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Kjo vjen në një kohë pasi për shkak se mori pjesë në protestën e opozitës, Dorian Protoduari ndodhet në ambjentet e këtij komisariati prej disa orësh.

Bashkë me banorët në protestë janë dhe drejtues të opozitës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i kanë cilësuar të paligjshme arrestimet dhe kanë kërkuar nga Policia e Shtetit të mos zbatojë urdhra politikë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI i bëri thirrje policisë që të lirojë të arrestuarit e Unazës dhe të rinjtë që u ndaluan sot nga policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here