Spaho, Dakos: Aq birbo sa je ti behësh edhe Kryeministër! Rilindje moj k*çkë, na bëre verem!

0
109

Në një postim në facebok Spaho shkuan se, “nga që jeni ju ka varfëri e mjerim, ka papunësi, shendetësi “falas”, nuk rriten pagat e pensionet, po zbrazet vendi në mënyrë të frikshme nga të rinjtë, po “ndërtohet” aeroporti i Vlorës, po jepen edhe WC-të publike me koncension 20 vjeçar.

Nënkryetari Demokrat Edmond Spaho ka reaguar pas deklarimeve të kreut të Bashkisë së Durrësit se ai ka qene me nota 5’ dhe ka arritur të bëhet ky që është.

Statusi:

Aq birbo sa je ti behësh edhe Kryeministër. Por nuk je vetem ti, pasi ke edhe Daj Kadriun dhe me dhjetra ministra dhe drejtues të tjerë të institucioneve. Madje ka shumë që nuk kanë shkollë fare por janë kriminelë dhe hajdutë të mirëfilltë, përfaqësues të denjë të Rilindjes.

Nga që jeni ju ka varfëri e mjerim, ka papunësi, shendetësi “falas”, nuk rriten pagat e pensionet, po zbrazet vendi në mënyrë të frikshme nga të rinjtë, po “ndërtohet” aeroporti i Vlorës, po jepen edhe ËC-të publike me koncension 20 vjeçar, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, zgjidhet Prokurorja e Pergjithshme me 69 vota si dhe blihen zgjedhjet nga krimi i organizuar kurse “deputetët” shiten si dele.

Vetem Kadareja do të mund ta pershkruante tragjizmin dhe groteskun e rrugetimit tonë nën Rilindjen e Daj Kadriut. Për fat, ai sikur ta ndjente se çdo të hiqnim, na i ka lënë katër vargje tek Viti i Mbrapshtë të cilat në menyrën më besnike përshkruajnë Rilindjen e Daj Kadriut:

Për xhenet u nisëm
Sosem në xhehnem
Rilindje moj kuçkë
Na bëre verem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here