Eglantina Mirashi: LSI nuk është forcë numrash…

0
238

Nga Eglantina Mirashi:

PAZARXHINJTË!

Largimet e kordinuara në grup të rilindjes,nga partia LSI të disa këshilltarëve nëpër bashki të vendit janë vetëm disa gjethe të thata të rëna nga pema e gjelber e LSI. Këto përveç se levizje politike amorale, janë shembulli dhe modeli më i shëmtuar njerëzor i mohimit të kauzave qytetare. Kjo sigurisht ndodh gjithashtu në kuadër të ridimensionimit të LSI si forcë konstruktive opozitare. Ndaj më shumë ngjan si një shfaqje e shëmtuar mediatike, një lajm që nuk përbën lajm. Çdo parti në opozitë pa diskutim ndër të tjera kalon dhe një proces reformues, ku partia bëhet më e fortë. E aq më tepër LSI një forcë që lindi në opozitë. LSI nuk është forcë numrash, LSI nuk është forcë individi, LSI është forcë vlerash,familje,frymë pozitive dhe grupi. Këto njerëz pa ideale u ofruan në LSI për interese në momente të caktuara, dhe kur duhet më shumë se kurrë ti shërbenin kauzes së opozites ata shiten dhe blihen nga tepsia për ti sherbyer asaj si ushtare të bindur, dhe pse jo për tu perdorur dhe për tu pjekur geshtenjat nga duart e tyre. Makaronat e prishura të tepsise së skrapit do helmojnë jo vetëm këto individë por gjithë levizjen e tyre prej tradhtaresh së vertetë, sepse ata realisht nuk kanë tradhtuar LSI-në por qytetaret që u kanë besuar. Por fatkeqesisht disa krijesa Zoti i krijon vetem me një funksion, një përdorimësh. Këto individë janë vetëm barut i lagur në luftën e pandërprerë të LSI-së si forcë opozitare deri në largimin e qeverisë. Kuptohet që ky është një “emigrim” për një jetë më të mirë por dhe njeherësh momenti që LSI të shpetoi, pasi arriti të evidentoi “faren e keqe” brenda saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here