Hoxha tregon detaje në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurtit…

0
113

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurti mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Nga emisioni “Opinion” ai tha ekzekutorët nuk kanë qenë të mirëpërgatitur dhe prej kohësh kanë studiuar terrenin. Sipas tij e vetmja kamer që kanë në dorë autoritetet nuk ka kapur shumë detaje.

Ekzekutorët nuk kanë qenë… mënyra si është kryer vrasja, vendi ku ka ndodhur ngjarja autorët e kanë studiuar mirë. E vetmja kamer nuk ka dhënë ndonjë ndihmë të madhe për hetuesit. Viktima rinte shumë në zonë, që do të thotë se autorët e kanë studiuar mirë. E kanë goditur shumë pranë banesës, ajo rrugicë aty nuk është se ka trafik në atë orë. Kanë kryer goditjen dhe janë larguar, ndaj e kanë bërë të vështirë të identifikohen se kush janë. Numri i madh i gëzhojave që janë gjetur aty”, deklaroi Hoxha.  Sipas tij pistat janë të shumta nga për fajdet, për narkotik etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here