Kur Veliajt i nxjerrin “të palarat”. Duhet të dukemi shumë…Mesazhet e Ditës së Verës!!!

0
101

Mesazhet që kanë qarkulluar janë publikuar nga ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi.

Nxënësit dhe mësuesit e shkollave të Tiranë janë urdhëruar që të dalin të organizuar ditën e sotme, që u bë Ditë Vere nga kreu i Bashkisë, Veliaj.

Ai thotë se kësaj propagande bajate ia ka dalë boja dhe asaj ia ka zili edhe Koreja e Veriut.

 “Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar.

Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto.

Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë”.

“Jetojmë e punojmë si në rrethim”; “Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”; “Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”;

Këto do jenë disa nga parrullat që do shpalosen sot në ditën e verës. Por ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 Mars në 17 Mars nuk është i padëgjuar.

Ka ndodhur në Korenë e Veriut. Korea e Veriut është në vitin 108, jo 2019, sepse vendi i shënon vitet sipas kalendarit Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0.

Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani!!!!” – shkruan Boçi në “Facebook”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here