“Zgjidhja janë zgjedhjet, të tjerat janë llafe”/ Manjani: Për të rrëzuar këtë qeveri nuk mjaftojnë protestat, duhet diçka e përhershme…

0
92

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani flet në një intervistë për gazeten “Standard” mbi aktualitetin në vend, duke komentuar edhe krizën politike që po has Shqipëria. Ai  ka theksuar se për të rrëzuar këtë qeveri nuk mjatojnë vetëm protestat dhe se duhet diçka e përhershme, ku sipas Manjanit, koha ka treguar që opozita e ka ndjekur kemba këmbës Kryeministrin, por gjithsesi në këto është e vëshirë për një parashikim të saktë pasi kemi një qeveri me personalitet të dyfishtë.  I pyetur për formimin e opozitës së re, ish-ministri u shpreh se ligjërisht ata deputëtë përfaqësojnë vetëm veten e tyre, jo partitë që mjerisht i kanë vënë në lista. Ndërsa ka folur për krizen politike  dhe reagimet e ndërkombëtarëve, Manjani nënvizoi se kjo krizë i përket vendit tonë dhe duhet të zgjidhet nga vendi ynë duke shkuar drejt zgjedhjeve politike. Ish-ministri i Drejtësisë ka folur dhe për reformen në drejtësi, ku deklaroi se në një kohë kur kjo qeveri vendos për çdo gjë, vendos se çfarë është kushtetuese dhe çfarë jo, atëherë këto janë teknikalitete të cilat i drejton ekskluzivisht kryeministri Rama.

 

Intervistoi: Ermelinda Ndoja

 

1- Të shtunen, opozita ka paralajmëruar protestë Kombëtare para Kryeministrisë. Cili është parashikimi juaj për rezultatin e saj, kur kujtojmë se PD e LSI kanë vendosur kusht largimin e Kryeministrit dhe qeverine trazitore?

 

Jam dakort me Lubonjën kur thotë se “protestat nuk mjaftojnë”. Duhet diçka e përhershme, ndonëse opozita nuk ja përton për ta ndjekur kemba këmbës Kryeministrin. Parashikim e kam te vështirë të bëj, sepse fall nuk hidhet në kushtet kur ato që marrin vendime sillen si me personalitet Bi-polar. Parashikueshmëria e bi-polaritetit është thuajse zero. Por një gjë e di mirë. Këtë situatë e sqarojnë vetëm zgjedhjet politike. Parlamenti e qeveria e sotme u ndërtuan mbi bazën e zgjdhjeve jo kushtetuese te 2017. Them jo kushtetuese sepse ato mbajtën mbi bazën e një marrëveshje politike jo kushtetuese e jo ligjore. Kujtoj se me këtë marrëveshje u ndaluan koalicionet (zemra e sistemit aktual zgjedhor). Madje edhe orari i votimit u shty me marrëveshje. Marrëveshja prodhoi nje rezultat jo proporcional dhe një disbalancë të theksuar politike. Diku palët u prishën dhe marrëveshja ra. Ndaj parlamenti e qeveria qe janë produkt i saj nuk kanë më vlerë. Në kushte normale une jam që qeveria ta mbyllë mandatin e saj. Por pyetja është një qeveri që nuk e ka votuar shumica e popullit dhe që i bie me qafë atij për ditë a mund të rrijë më në këmbë, qoftë edhe për “inat” të palës që prishi marrëveshjen politike?! Qartësisht mendoj se jo, nuk mund të rrijë më! Aq më tepër që tani polarizimi politik ka vajtur në ekstrem për herë te dytë pas vitit 1996.  Në këto kushte qeveria duhet të largohet që të shmangë pasojat që mund të vijnë nga ky polarizim.

 

2- Sa legjitime e konsideroni kërkesen e opozitës, kur në krahun tjetër janë të shumtë zërat që flasin për krijimin e nje precedenti të rrezikshem, ku çdo opozitë në vazhdim mund të dalë nga Parlamenti e mos ta njohë e të kërkojë largimin e KM-se dhe qeveri tranzitore?!

 

Askush nuk mund të diskutojë legiitimitetin e opozitës, kur qeveria është e pakicës. Ky është rregulli!  Precedenti i rrezikshëm është temë për historinë dhe shkencën politike, tani është koha për veprim. E përsëris: zgjedhjet politike e ndajnë këtë punë! Të tjerat janë llafe. Une mendoj se edhe me Ramën kryeministër zgjedhet janë zgjidhja e problemit.

 

3- Diten e djeshme u betuan në Kuvend 7 kandidatë nga listat e PD dhe LSI për marrjen e mandatit si deputet. Sipas jush a është ligjore formimi i kësaj opozite?

 

Të lutem të mos e ulim piazzen e kësaj bisede! Ka gjithmonë njerëz që paguhen për dekor ashtu siç kripa e tepër bie gjithnjë në fund të kazanit. Fakt është që opozita është në rrugë dhe kjo është ngjarja më e rëndë që mund ti ndodhë një sistemi demokratik.  Nga ana tjetër ligjërisht ata përfaqësojnë vetëm veten e tyre, jo partitë që mjerisht i kanë vënë në lista. Ligjet flasin për zëvendësim emrash, por jo partish! Pra opozita nuk caktohet me vendim te KQZ e as të parlamentit.

 

4- Cili është vlerësimi juaj për qendrimet e ndërkombëtarëve për krizen politike në vend?

 

Ç’ndërkomëtarë aman! OSBE që thotë “punë e madhe se blihen vota”?! Apo Ambasada Franceze që thotë “të mos digjen goma”, kur për ditë digjet Parisi?! Le pastaj qershinë mbi tortë  eZaev, mjeshtri i bojkotit që vjen e na thotë mos bojkotoni! Kjo krizë nuk është ndërkombëtare por e pastër e jona. Ndaj duhet ta zgjidhim fare thjesht, paqësisht e me mençuri duke çuar vendin në zgjedhje politike.

 

5- Pak dite më parë ju e keni cilësuar kreun e qeverisë si një kryeminister monopartiak që fitoi si rezultat i marrëveshjes në 2017, por dhe vetë kryeministri duket jo shumë i përfshirë në krizen politike, referuar këtu deklaratave në takimet zyrtare apo me qytetarët. A mos vetë kreu i qeverisë po e “shijon” të qenurit kryeministër monopartiak?

 

Nuk e quaj unë por fakti që për herë të parë në 30 vitet e fundit kemi një qeveri me një parti të vetme. Qeveria dhe partia socialiste kontrollon sot çdo gjë absolutisht. Çdo qindarkë, punë publike e private, çdo liri e të drejtë, pasuri e madje edhe çdo fjalë që thuhet në media.  Si ta quajmë ndryshe këtë qeveri?

 

6-Diten e djeshme është publikuar raporti i DASH për të drejtat e njeriut, ku theksohet se në Shqipëri, zyrtarët e lartë, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interes të fuqishëm ishin në gjëndje të shmangnin ndjekjen penale. Cili është gjykimi i juaj për këtë raport?

 

Nuk kam pse pres raportet rutinë të ndërkombëtarëve për të kuptuar vendin tim! Fakt është që korrupsioni dhe abuzimet janë rritur, ndërkohë që drejtësia nuk ndëshkon asnjë të mbrojtur prej Ramës!

 

7- Si e shihni ecurine e reformës në drejtësi?! A ka sipas jush një kapje të sistemit nga mazhoranca qeverisëse siç pretendon opozita. Nëse po, cilat janë sipas jush hallkat ilegjitime të procesit?

 

Une nuk mendoj se ka më drejtësi. Vendi është pa gjykata të pavarura. Qeveria vendos për çdo gjë. Vendos edhe çfarë është kushtetuese e çfarë jo! Sistemi është më keq dhe më i pabesueshëm sesa ishte kur filloi reforma. Të tjerat janë teknikalitete të cilat i drejton ekskluzivisht Edi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here