“U arrestua që të pranojë mandatin”, lirohet anëtari i PD-së Pandeli Tole

0
149

Piro Soto është gjyqtari, i cili liroi jo vetëm Pandeli Tole por edhe punonjësin e bashkisë Mallakastër Pëllumb Isufaj, i cili u akuzua për goditjen e efektivit të FSHN-së.

Pandeli Tole, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Fierit, është liruar ditën e sotme nga qelia e paraburgimit. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, pas kërkesës së avokatit i cili ka kërkuar lirimin nga qelia të Toles.

Pandeli Tole akuzohet për pjesëmarrje në tubimin e paligjshëm në protestën e demokratëve fundjavën e kaluar, përkatësisht në datat 8 dhe 9 mars.

Ndërkohë nga Luan Baçi, kryetar i degës së PD-së në Fier është bërë jo vetëm një akuzë por gjithashtu dhe një denoncim ndaj policisë.

Baçi pretendon se, policia e ka arrestuar qëllimisht kandidatin për deputet që të pranojnë mandatin pasi është pjesë e listave të PD-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here