Në një takim me studentë dhe pedagogë në Durrës, kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur edhe për deputetët e emëruar nga pushteti që janë futur në sallën e parlamentit.
‘A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti’, u shpreh Basha.
‘Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin.
Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët.
Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg.
Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve.
A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti’, tha Basha nga qyteti i Durrësit.