Akuza të forta/ Tronditet Manastirliu, QSUT, kosh plehrash për ilaçet e skaduara

0
124

Sot çdo shqiptar dëshmon se shumica e ilaçeve nuk kanë asnjë efekt dhe se ata i blejnë sa të munden në vendet e sigurta të Bashkimit Europian apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Spahia.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka akuzuar edhe njëherë ministren e shëndetësisë Manastirliu si përgjegjëse të drejtpërdrejtë për lejimin e depozitimit të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Skandali i 93% të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është vetëm maja e ajsbergut e kalbëzimit nga korrupsioni i sistemit shëndetësor në vend. Ogerta Manastirliu e ka thelluar edhe më tej skandalin. Drejtoreshën e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani, person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve, e ka emëruar Drejtoreshë të Agjencisë së Barnave, e cila përgjigjet për sigurinë e ilaçeve në të gjithë vendin.

Çfarë sigurie mund të kenë ilaçet kur tek e njëjta Agjenci, personi përgjegjës për kontrollin e farmacive është emëruar një stomatologe, e paliçensuar për të kryer detyrën e garantimit të popullatës për sigurinë e barnave?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here