Sulme terroriste/Bruksel edhe sot në gjendje të lartë alarmi

0
144

 

aksion_i_madh_antiterrorist_neNë Bruksel edhe sot vazhdon gjendja e alarmit më të lartë të kërcënimit, ndërsa autoritetet kërkojnë që njerëzit tu shmangen turmave, pasi ekziston rrezik “serioz dhe i menjëhershëm” për sulm terrorist.Ky nivel i lartë i alarmit të sigurisë u shpall dje.Metroja e qytetit vazhdon të mbetet e mbyllur gjatë fundjavës dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet madhore, siç janë ato të futbollit.Siguri shtesë është ndërmarrë në trena, në stacione hekurudhore dhe në aeroporte.Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha se ekziston“informacion shumë preciz për rrezikun e sulmit, sikur ai që ka ndodhur në Paris”, duke iu referuar sulmit në kryeqytetin e Francës, më 13 nëntor, me ç’rast u vranë 130 vetë.Për këto sulme, përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, ndërsa Brukseli është qendër e hetimeve, pasi është zbuluar se dy sulmues vetëvrasës me bombë në Paris kanë jetuar në Belgjikë.Personi i dyshuar për sulmin në Paris, Salah Abdeslam, shtetas francez, që mendohet se ka arritur të largohet nga Parisi, ende nuk është zënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here