Skandali te ‘Petro Nini’/ Gazetari zë ngushtë Spiropalin por për të dal nga situata ajo përdor vajzën e saj…

0
122

Elisa Spiropali është vënë në vështirësi nga gazetari Ilir Babaramo gjatë emisionit “5 pyetjet”, lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme të “Petro Nini Luarasi”, dhe shkarkimin e drejtorit të policisë së Tiranës.

Spiropali nuk ka ngurruar të përdorë edhe vajzën e saj të vogël për të dalë nga situata.

Më konkretisht Spiropali duke folur për ngjarjen tha: Megjithate, dita u mbyll ne lartësinë e ambicies sone per shtetin dhe Policine e Shtetit, me largimin e drejtuesit te policise se Tiranes.

Spiropali e “vlerësoi” edhe qëndrimin e mbajtur për ngjarjen nga Ministri i Brendshëm.

Por në këtë moment ka ndërhyrë Babaramo, i cili i kujtoi Spiropalit se Drejtori i Policisë së Tiranës ka disa ditë që është shkarkuar dhe largimi i tij nga detyra nuk ka lidhje me ngjarjen e sotme.

Spiropali, e zënë ngushtë, është “ankuar” duke thënë se gazetari nuk po e linte të fliste dhe se ajo kishte ardhur në emission ndërkohë që kishte lënë në shtëpi vajzën e saj të vogël!

Kur dihet tashmë publikisht se Kastriot Skënderaj ka 3 ditë i shkarkuar, Spiropali vijon propagandën e qeverisë dhe mediave pranë saj, të cilat po mundohen “ta shesin” shkarkimin e tij, si “reagim të fortë”, të Ministrit Lleshaj dhe qeverisë për ngjarjen tronditëse të ditës së sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here