Nale budallikun o perëni… Aktivisti ‘shpërthen’ ndaj Lleshajt: Kemi një aftësi të çuditshme për të zgjedhur idiotin më të madh, për ta vënë në krye…

0
92

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar dje se qytetarëve shqiptarë që nuk kanë një adresë të saktë nuk do t’u ofrohet asnjë shërbim.

“Sot kemi një situatë paradoksale ku në dokumentet shumë zyrtarë ku kërkohet adresa, nuk vendoset adresa. Ne po punojmë për të bërë një inciativë ligjore që do të detyrojë të gjithë ata që ofrojnë shërbimin që të mos e ofrojnë shërbimin nëqoftëse qytetari nuk ka një adresë të vlefshme sipas regjistrit”, tha Lleshaj.

Mirëpo ky vendim që pritet të merret nga Ministrisa e Brendshme ka hasur në një reagim të fortë nga ana e aktivistit Pano Soko, i cili thotë se nëse kanë një aftësi të çuditshme te shqiptarët, ajo është që të zgjedhin idiotët në krye të shtetit.

Soko ngre pyetjet se si ka mundësi që qytetarëve tiu mohohen shërbimet, sa kohë që ata paguajnë taksa.

Reagimi i Sokos:

Ore, ku i gjejmë këta ne? Kemi një aftësi të çuditshme për të zgjedhur idiotin më të madh, për ta vënë në krye.

Kujt ia kërkon paisjen me adresa, popullit të thjeshtë?

Si ta deklarojë adresën e saktë, “e kam shtëpinë poshtë kodrës, buzë lumit, te ura kthehu djathtas kur vjen nga Leskoviku”?

I di detyrat e veta qeveria, apo i mbajmë aty vetëm për të na mjelë?

E di që paisja me adresa e qytetarit është detyrë posaçërisht e saj, kujt ia kërkojnë adresat?

Dhe tjetra, si mund t’iu ndalësh shërbimet qytetarëve? Si mund ta thuash fare? Kush je ti, sovrani, që vendos kur jepen shërbimet e kur nuk jepen?

E di që qytetarët paguajnë taksa dhe përsa kohë paguajnë taksat, qeveria është e detyruar të japë shërbimet kokërr më kokërr? Është kollona themelore e kontratës sociale që ne e quajmë “shtet”. Apo taksat ua marrim, s’ka problem për adresën..

Ça po bëjmë, po rishpikim feudalizmin?

Nale budallikun o perëni…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here