“Nuk e djeg mandatin?” Rudina Hajdari ka vendosur të flasë…

0
129

Vetë deputetja Hajdari nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se do të flasë në një intervistë ekskluzive.

Rudina Hajdari deputete e Partisë Demokratike do të flasë sot në edicionin informative  “Ditari” në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës.

Situata aktuale politike do të jetë në qendër të vëmendjes, ku gjasat janë të shprehet publikisht rreth vendimit të saj për të djegur apo jo mandatin e saj si deputete e PD-së.

Hajdari nuk ka folur qartë rreth kësaj çështjeje, ndonëse është zyrtarisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë çka nënkupton se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Së bashku me Myslum Murrizin, Hajdari janë të vetmit deputetë të Partisë Demokratike që nuk dorëzuan mandatin, njësoj si kolegët e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here