Nora Malaj: Koha t’i japim fund tranzicionit dhe diktaturës së krimit

0
134

Fjala e ish-deputetes së LSI-së Nora Malaj në takimin me qytetarët në Fushë-Krujë

 

Të dashur miq dhe mikesha, vëllezër e motra , takimi i sotëm shërben për të ndezur motorët e fushatës, pasi sot më shumë se kurrë liria në Shqiptari është gjëja më e shtrenjtë dhe me e shenjtë. Kruja është vendi i lirisë dhe së bashku për një jetë më të mirë është motivi për të cilët shqiptarët kanë luftuar ndër shekuj , pasi “ lirinë sot e gjejmë në mesin tuaj”. Të nderuar miq, sa herë kam folur në Parlament në emrin tuaj,  kam dashur me  forcën e shpirtit e të fjalës të përcjell shqetësimin tuaj, të grave e vajzave , të burrave e djemve , për pamundësinë dhe jetesën e vështirë, për gjendjen e papunësisë, rritjen e taksave, pa mundësinë e shkollimit, për një kategori të të rinjve e të rejave si dhe braktisjen e shkollës. Ajo që kam ndjerë në ditë morti e gëzimi është frika që kam lexuar në sytë tuaj për pasigurinë e jetës dhe vështirësinë e përballjes me të. Kësaj vështirësie, i qëndron si shpata e Demokleut dhuna, si ajo fizike dhe shtetërore që ndjehet në çdo qelizë të jetës. Kjo është e pafalshme për një vend si Shqipëria që kandidon  për të qenë pjesë e familjes Europiane dhe që është shteti më europian në histori, pasi rrënjët e tij i ka në shekuj në Europë. Është tronditëse fakti që ende Shqipëria endet në kalvarin e mundimeve të tranzicionit të tej zgjatur. Natyrisht vendimmarrja për djegien e mandateve nuk ishte e lehtë, po jam e bindur që ne bëmë detyrën ndaj atdheut dhe ishim një zëri si grup i deputetëve të LSI dhe opozitës se bashkuar. Ne kontratën e kemi bërë me qytetarët  opozitarë dhe nuk mund të talleshim me besimin e tyre, në një kohë që Parlamenti kishte kohë që ishte kthyer në monopartiak dhe opozita ishte thjeshtë fasadë.  Sot dhe në këtë takim e ndjejnë që revolta sa vjen e po rritet dhe si valët e vullkanit do të shpërthejë, pasi populli është ai që në fund do të marri fatet e tij në dorë. Nuk ka çmim më të shtrenjtë se liria, në emër të dinjitetit, personalitetit dhe vlerave njerëzore. Sot për ne kanë rënë këmbanat e alarmit se vendi është në rrezik dhe sot është detyra jonë të bëjmë për vendin, që nesër brezat dhe historia mos të na gjykojë por të na vlerësojë. Jam e bindur se kjo është pranvera shqiptare për t’i dhënë fund tranzicionit dhe shtetit të diktaturës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here