Protesta në Fier/ Ndalohen dhe 2 persona të tjerë nga policia!

0
142

Janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.

Policia e Fierit ndalon 2 shtetas të tjerë të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

L.Z, 42 vjeç, banues në Fier.

E.K, 37 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe”Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here