Luan Rama: Shëmtia kolektive që ka për model Kryeministrin!

0
126

Shëmtia kolektive që ka për model Kryeministrin!

Zevendeskryetari i LSI Luan Rama, ka reaguar në rrjetin social facebook me kritika të ashpra për shfaqjen e kryeministrit Edi Rama në ‘Ditën e Gruas’.

E plotë:

Një tallava tallëse, një shfaqje shëmtie jo vetëm si përmasë orgazmimi estetik kolektiv, por, edhe për fat të keq, që të na dëshmojë se në ç’gjendje mjerane është shoqëria shqiptare e vitit 2019, e cila paradoksalisht flet për integrimin dhe Europën e aspiron që të bëhet pjesë e saj, por që herë pas here dëshmon një primitivizëm alarmant deri në kufijtë e marrëzisë, që nuk ka asnjë qasje qoftë edhe periferike me Europën si bashkësi vlerash qytetarie.
E në mes të “tufës” mbledhur me përdhunë për të festuar varfërinë e vet, qëndron “Skënderbeu” i Elisës, i neveritshëm në të gjithë atë zgërdhitje si gurgule mediokriteti e banaliteti fyes, që i nënçmon dhe i përçmon deri në neveri ato gra të pafajshme, të cilat fatkeqësisht bëhen dekori grotesk për të mbuluar, në fakt zbuluar, lakuriqësinë e shëmtisë, talljes e përdorimit deri në neveri!
E për t’a mbyllur, gjej ndihmën e Migjenit:
“Mbramë,
qiella dhe hyjt e vramë,
një ngjarje të trishtueme panë”.
Dhe OJQ-të që mbrojnë e flasin për të drejtat e grave e shanset e barabarta, deputetet e ministret e qeverisë, gazetaret, artistet, pedagoget e gjykatëset, por edhe të tjerat, do të vazhdojnë në “normalitetin” e tyre meskin, ani pse “një ngjarje të trishtueme panë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here