Denoncim/ Adminstrata e shndërruar në repart ushtarak! Na ngarkuan në autobus e na çuan në Vlorë…

0
108

Protestat e opozitës duket se kanë vënë në punë edhe Bashkinë e Tiranës. Siç shkruan një punonjës i saj, e gjithë adminsitrata është shndërruar në repart ushtarak.

Denoncimi është bërë në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Ky eshte organizimi stalinist i mitingjeve te Edvinit!

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

Doktor Berisha, jam punonjese e Bashkise se Tiranes dhe desha t’ju tregoj se kohet e fundit nga frika e protestave te opozites te gjithe ne si administrate po na trajtojne si repart ushtrie.
Sa here ka proteste neve na mbajne ne pune me apel pavaresisht orarit.

Situata me absurde ishte me date 16 shkurt (e shtune) ku na organizuan me autobuze e na cuan ne antimitingun e Rames me karrige ne Vlore. Ishte si skene teatri absurd pasi na kishin shenuar me emra deri karriget ne autobuz dhe deri karriget ne sheshin e flamurit.

Na trajtuan thjesht si nje numer e na u kujtua transporti i hebrenjve ne filmat e Spielberg. 

Trajtimi kaq poshterues i administrates nuk le shije te mire, cenon dinjitetin tone profesional dhe nuk premton dite te mira per profesionistet mendjehapur por vec per te paaftet lepe-peqe. Anonim te lutem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here