Kinemaja italiane në zi: Ndahet nga jeta aktori i njohur…

0
204

Aktori i njohur italian  Pino Caruso ka ndërruar jetë mbrëmjes e kaluar në Romë.

Aktori 84 vjeçar kishte kohë që ishte i sëmurë.

Pino  ka lindur në Palermo 12 tetor të vitit 1934 dhe midis vitit 1995 dhe 1997 ai  u rikthye sërish në qytetin e lindjes me aktivitete kulturore që ngiste bordet verore të quajtura ‘Skena e Palermos’.

“Palermo humb një qytetar të jashtëzakonshëm që ka kontribuar në rilindjen e qytetit”, deklaroi kryebashkiaku Leoluca Orlando.

Caruso njihet si një ndër të parët aktorë që futi dialektin sicilian në televizion, ndërsa në Shqipëri me siguri njihet nga fansat e “Carabinieri-t”.

Ishte një personazh i gjithanshëm që kontribuoi në kinema, në teatro, në ekranin e vogël dhe në literaturë me disa libra, jo vetëm biografi por diçka mes poezisë dhe aforizmave.

Image

Image

Image

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here