Deklaratë e fortë nga Bushati: Ja rreziku që i kanoset pushtetit të Ramës, nga raportimet e mediave të huaja…

0
84

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për rrezikun që i kanoset pushtetit të Edi Ramës, nga raportimet e mediave të huaja, të cilat sa vijnë e shtohen, si pasojë e aksionit radikal të opozitës.

“Kam kuptuar se kemi të bëjmë me një europë të dy shpejtësive. E para është e burokratëve dhe ambasadorëve, të cilët i qëndrojnë besnikë raporteve që ju çojnë eprorëve.

Ka dhe nje Europë të shpejtësisë tjetër, ajo e shtypit, që identifikon problemet dhe vendos gishtin mbi plagë. 
Edhe pse ndërkombëtarët në vitin 1996 e mbështetën Berishën, doli një shkrim nga Andreë Gumble, për shtetin gangster. 
Kancelaritë perëndimore, adoptohen me ato që thotë media. 
Në 2016, ndërkohë që ambasadori Lu dhe Guardia di Finanzia, e quanin histori suksesi atë të kanabisit, dolën mediat ndërkombëtare dhe thanë ka një problem sepse këtu ka kanabis. 
U desh një farë kohe që mendimi i Evropës së shpejtësisë së parë, të vinte tek mendimi i shtypit.

Sot Rama, ambasadorët i ka me vete, por kjo Evropa mediatike, po i vë re problemet.

E patë tek ZDF, dilte edhe kronika e Gjushit edhe Unaza. Rreziku është që zhurma e aktit të opozitës, po tërheq prozhektorët drejt Shqipërisë, për të parë problemet reale të vendit.

Gjithe lëvizja e Ramës, qe një operacion për të krijuar një balanci“,  u shpreh Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here