Voltana Ademi ngre alarmin:  Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë…

0
14

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur për situatën e krimit në qytetin verior, ku deklaroi se në Shkodër ka krime të vjetra ende të pazbardhura. E ftuar në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, Ademi tha se, në këtë qytet krimi është bërë më evident.

Voltana Ademi: Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente.

Pyetje: Për mua u bë e nënvizuar për faktin se, asnjë kryetar bashkie nuk ka bërë një apel të ngjashëm me atë që keni bërë ju?

Voltana Ademi: Ndoshta ka një sensibilitet të madh të të gjithë njerëzve dhe reflektohet në një akuzë publike, që jo vetëm unë por edhe qytetarët e thjeshtë e bëjnë. Të ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe të vazhdojë të përsëritet situata jo e qe vetë, dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here