Deklaratë e fortë: Brenda PS-së i konsiderojnë ‘rilindasit’ në qeveri si një bandë… 16 Marsi po afron!

0
87

Në tubimet madhështore që kanë filluar që me datë 16 shkurt, të jeni të bindur se ka patur edhe qytetarë të ndershëm dhe socialistë të ndershëm të cilët nuk pajtohen me mënyrën e se si po qeveris Rama, sepse edhe ata njësoj si qytetarët e thjeshtë po vuajnë të njëjtat politika të gabuara të kësaj qeverie”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi gjatë një interviste për Televizioni Fax News se opozita me djegien e mandateve i është përgjigjur thirrjes dhe vendimit të qytetarëve.

Sipas tij, zgjidhja e vetme për situatën në të cilën ndodhet vendi mund të vijë vetëm përmes largimit të diktaturës së re që është instaluar në vend sipas tij, si e vetmja mënyrë për të garantuar një proces të pastër zgjedhjesh të lira dhe të ndershme.

“Situata aktuale ka të bëjë me një krizë të thellë politike, kryeministri Rama është shkëputur totalisht me realitetin. Garancia për ndërkombëtarët është dorëheqja e kësaj qeverie. Zgjidhja e vetme për situatën në të cilën ndodhet vendi mund të vijë vetëm përmes largimit të diktaturës së re që është instaluar në vend, si e vetmja mënyrë për të garantuar një proces të pastër zgjedhjesh të lira dhe të ndershme”, deklaroi Spahia.

Ai foli edhe për arsyen që e shtyu opozitën drejt vendimit për të djegur mandatet e deputetëve si dhe për përfshirjen e socialistëve të ndershëm në thirrjet për rrëzimin e qeverisë, pasi sipas Spahisë, edhe socialistët e ndershëm janë kundër mënyrës se si po qeveresit vendi.

“Nuk mund të ishim më fasadë në atë Parlament. Me 16 mars do të ketë një pjesmarrje masive si asnjëherë më parë. Për ta shkëputur njëherë e mirë Shqipërinë nga harta e cila konsiderohet si Kolumbia e Europës.

Anjëherë nuk ka qenë situata më në disfavor të tyre, ne takojmë shumë zgjedhës të majtë të cilët kanë një pakënaqësi të madhe ndaj mënyrës së si po qeveriset Shqipëria. Socialistët e ndershëm ndajnë mendime krejt të kundërta me ‘rilindasit’ në qeveri që janë përfaqësues të krimit, drogës dhe korrupsionit. Qytetarët e ndershëm socialist e shprehin hapur padakortësinë me qeverinë aktuale, edhe brenda PS-së i kosiderojnë ‘rilindasit’ në qeveri si një bandë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here