Nora Malaj: Kjo protestë, Parlamenti i vërtetë i qytetarëve…

0
101

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tha se kjo protesta e opozitës së bashkuar është Parlamenti i vërtetë i qytetarëve, ndërsa godina përballë është godina e marrë peng e Parlamentit të kriminelëve. “A ka burra dhe gra ky shesh? Të gjithë bashkë të betohemi se Shqipëria është e nënave shqiptare. Betohemi se Shqipëria është e burrave dhe grave që e duan vendin. Betohemi se ky është Parlamenti i vërtetë, parlamenti i qytetarëve. Parlamenti që nuk e do krimin dhe fatkeqësisht ajo godinë atje është godinë e kapur peng e Parlamentit të kriminelëve. Miqtë e mi që keni ardhur nga e gjithë Shqipëria. Ju nëna me shami në kokë, ju zonja që e doni vendin, ju burra që në historinë e njerëzimit keni treguar se Shqipëria ka burra të vërtetë dhe ju vajza dhe djem ngrini duart lart. Mua më quajnë Nora Malaj. Jam vajzë e rritur në Tiranë, por me origjinë nga veriu dhe jugu. Jam nënë e një djali që jam krenare për të. Jam dhe gjyshe e një mbese që kurrë nuk do doja që të ishte si mijëra vajza dhe gra që sot gjenden në ditët më të vështira të tyre. Kur vendosa të hyja në politikë, ishte viti ’97, viti më i tmerrshëm ku gjysma e këtyre gënjeshtarëve dhe oligarkëve kishin vendosur të iknin jashtë. Dhe isha krah jush të gjithëve, për të kuptuar se zëri i politikës është zëri i burrave, i grave, i njerëzve që e duan vendin. Miqtë e mi, në 35 vite kam mësuar të rinjtë dhe studentët që liria ime fillon atje ku mbaron liria juaj. Por liria jonë mbaron aty ku është kapur liria e këtyre kriminelëve. Ndaj ne duhet të kuptojmë që nuk ka Parlament që të nxjerrë ligje për të kapur shqiptarët. Jemi sot këtu për të kuptuar që Parlamenti i shqiptarëve nuk është Parlamenti i telave me gjemba, por është Parlamenti i qytetarëve. Jemi sot këtu për të kuptuar dhe për t’i treguar atij që tallet me lotët e nënave dhe grave dhe të mos harrojmë që ajo grua që tund djepin e ka tronditur djepin. Dhe jam këtu për t’iu thënë saktë dhe qartë: E duam Shqipërinë sepse na dhimbset jeta e fëmijëve tanë, e atyre për të cilët ne sakrifikojmë. Sot e duam Shqipërinë, sepse Shqipëria është shtëpia e atyre burrave dhe grave që nuk e pranojnë dhunën dhe përbuzjen. Se ne nuk jemi skllevër modernë në vendin tonë, por jemi qytetarë të lirë europianë. Ndaj të gjithë bashkë betohemi për idealin, betohemi për familjet tona, betohemi për fjalën e shenjtë që është dashuria mes njëri tjetrit. Ndaj jo sot, nesër, pasnesër dhe çdo ditë do qëndrojmë këtu, pasi sot jemi shumë, por jam e bindur që të martën tjetër do të jemi dhe më shumë. dhe më 16 uragani ynë do jetë uragani i së vërtetës. Se ne nuk mund të pranojmë që qytetarët shqiptarë të trajtohen si emigrantë në vendin të tyre. Qëndroni fort sepse e drejta është me ne. Rama ka ikur në drejtim të paditur. Ne jemi këtu se e duam vendin tonë. Rama ik”, tha Nora Malaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here