Intervista / Basha: Për dekriminalizimin edhe ndryshime kushtetuese, në PD s’ka strehë për të inkriminuarit

0
96

 

basha me rakipinPrenga s’ka qenë asnjë ditë në PS, janë përzgjedhur nga Rama në fushatë në zona të vështira për PS-në dhe janë futur pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale

 

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi dje në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “Ora News” se dekriminalizimi është çështja kryesore e opozitës, proces për të cilin theksoi se janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese. Po ashtu Basha foli në intervistë për situatën e acaruar politike në vend, marrëdhëniet brenda partisë, qëndrimin për punën e qeverisë dhe thirrjen e ndërkombëtare për dekriminalizimin.

 

Pse kjo retorikë pse kjo tejzgjatje, ka nisur gjithçka një vit më parë, çfarë ndodh? Retorika është shumë e madhe, s’ka as marrëveshje, as platformë?

Futja e personave me rekorde kriminale, me detyra më të larta shtetërore, siç është roli i kryebashkiakut, kjo s’ka bërë vaki ndonjëherë. Pse nuk po avancojmë dhe po vetëshpërthejnë zyrtarët me rekorde kriminale? Pamë zëdhënësen e grupit parlamentar socialist, e vërteta që nuk u fshihet laçianëve është që Armando Prenga s’ka qenë asnjë ditë në Partinë Socialiste, janë marrë janë përzgjedhur nga Edi Rama në fushatë elektorale në zona të vështira për PS-në dhe janë futur pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale.

Ju keni shpallur si të inkriminuar vetëm në Parlament 19 persona. Katër prej tyre kanë veteksploduar, cilët janë të tjerët? T’i dimë këta emra!

Detyra jonë si opozitë është t’i denoncojmë rastet, po detyra më e rëndësishme është t’i verifikojmë. Opozita ka kërkuar verifikim të shenjave të gishtërinjve. Opozita vepron në mënyrë institucionale, ne kërkojmë sipas ligjit që këta persona, pasi të verifikohen, të përjashtohen nga Parlamenti, bashkitë, administrata e lartë, kemi një vit që e kërkojmë. Përgjigjja nga kreu i opozitës nuk mund të jetë një përgjigje gazetareske, e kërkoj me të drejtën e sovranit, instrumentet ligjor që në çdo studio të vijnë të verifikuar pas një procesi ligjor. Ne nuk jemi Shërbimi Informativ, ne jemi opozita, informacionin e kemi nga burimi më i çmuar, qytetarët, mbledhim fakte i bëjmë publike… Këtë çështje shumë të rëndësishme për demokracinë, jam i hapur dhe kam propozuar, para disa muajsh, që ne detyrë parësore kemi t’u kthejmë demokracinë qytetarëve. Janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese. Unë kam një përkushtim për një politikë të pastër, të afrohet Parlamenti me qytetarët, pasi është krijuar një hendek i pakapërcyeshëm. Deputetët në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët.

Cilët janë të inkriminuarit e PD-së?

Ka një përkushtim para shqiptarëve që në PD të inkriminuarit nuk kanë strehë dhe nuk do të gjejnë strehë. Nëse në PD jo një ambasador, por një qytetar, qoftë ky votues ose jo i PD-së sjell shqetësimin se një funksionar i saj në kuptimin e partisë apo nivel lokal, ka të dhëna kriminale, PD deri më sot ka ndërmarrë një proces të hapur hetimi për çdo pretendim të tillë. Ndaj një rasti të tillë kemi tërhequr kandidatin. Komisioni i përhershëm i integritetit në PD, po përzgjedhja ime për këtë komision është Halim Kosova. Ka për detyrë që të hulumtojë çdo ankesë të çdo funksionari të PD-së dhe nëse vërteton elementë të një të kaluare apo të tashme, të ndërmarrë largimin e këtij personi.

Po cilët janë emrat?

Them me përgjegjësi të plotë, në grupin parlamentar të PD-së me rekorde kriminale dhe ndjekje penale nuk ka. Nëse informacioni im rezulton i gabuar, unë e kam provuar dy javë para zgjedhjeve, marr vendime edhe pas zgjedhjeve.

Kur u zhvillua hyrja e të inkriminuarve?

Duke ua lënë përzgjedhjen e kandidaturave partive, ato do të merrnin përgjegjësi për të mos përfshirë të inkriminuarit. Debate nga PD drejt PS si vinë këta njerëz, këta ish-policë. Në 2008 z. Berisha dhe z. Rama u ulën dhe thanë edhe për këtë arsye do të ndryshojnë sistemin. Në zgjedhjet e 2009-ës Edi Rama e nisi me emërimin e Prengës dhe nën moton “Qelbësira të Shqipërisë bashkohuni në ato zona ku ka vështirësi historike për votën”, në vend që të çante me ofertë, çau me banditë……. Kemi parë intensifikim të diplomacisë amerikane, intensifikim të diplomacisë evropiane. Shpërfillja që Edi Rama i ka bërë është një mentalitet “haxhiqamilist”, ç’më duhet mua ç’thotë Uashingtoni kur unë kam Artur Bushin dhe Elvis Roshin. Mentaliteti mosreagues, qëndrimi i tij në pushtet me çdo kusht, duke futur kriminelë në parlament dhe bashki. Futja e kriminelëve degjeneron në këto përmasa.

Përse ka biznesmenë në Parlament?

Arsyeja e pranimit të tyre është se nuk janë të gjithë biznesmenë, shumica janë shushunja të aseteve të shqiptarëve si rasti i Koço Kokëdhimës, këta s’kanë asnjë motiv përveç thithjes së miliona eurove të shqiptarëve, nga tatimet, nga Albpetroli, nga Laguna, nga Dogana. Shqipëria është si Laguna, unë i them shteti zuzar, ky është shteti me dy standarde ligji, kërbaçin për qytetarët dhe evazionin për klientët. Ka pasur probleme në të kaluarën, nuk e mohoj. 200 milionë euro mungojnë nga kasa e shtetit në periudhën janar-gusht, e kam ngritur vazhdimisht. Ku janë këto para? Mbi 50 milionë euro që mungojnë nga akciza e duhanit. Dëshmitë tronditëse kanë ardhur në PD, tonelatat e duhanit që kalojnë nga oligarkët e lidhur me pushtetit. E njëjta gjë me naftën që mbetet më e shtrenjta në Ballkan.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here