Me ironi dhe batuta të papërshtatshme, Rama dha mesazhe që nuk duhen…

0
146

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot në Kuvend një nga fjalimet më të gabuara në karrierën e tij politike.

Me një gjuhë nuk ofronte konsensus, por konflikt ai ju drejtua deputetëve brenda në Kuvend dhe opozitës jashtë sallës me mesazhet më të papërshtatshme.

Rama tha se do të vijonte mandatin, se do të qeveriste me deputetët e rinj (të blerë) dhe se do të shkonte në zgjedhjet vendore të qershorit edhe pa opozitën.

Me ironi dhe batuta të papërshtatshme, kreu i qeverisë dha mesazhe që nuk duhen. Jashtë sallës së Kuvendit janë me mijëra protestues që kanë dalë në shesh kundër Edi Ramës. Ndërsa Kryeministri në vend të jepte mesazhet e një lideri të përgjegjshëm dha idenë e  një lideri kokëfortë që nuk do të dijë se çfarë ndodh jashtë zyrës së tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here