I kritikuar për kostot e frikshme, Spiropali prezanton arritjet e Samitit të Diasporës…

0
107
Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, gjate prezantimit te reformes ne Administrate dhe Sistemin Antikorrupsion./r/n/r/nDirector General of Customs, Elisa Spiropal, during the presentation of reform in Administration and System against Corruption.

Javën e kaluar në Shqipëri, u  mbajt samiti i diasporës, i kritikuar ashpër për shkak të kosotve shumë të larta dhe produktivitetit të ulët.

Megjithatë, qeveria ka një tjetër pikëpamje për këtë samit, ku kryeministri u angazhua personalisht, madje mbajti edhe një fjalim gjysmë elektoral përballë emigrantëve, që e duartrokisnin.

Sipas Ministres së Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ky samit ka qenë mjaft i suksesshëm, për arsyet e renditura më poshtë.

Ja disa nga kontatimet e Spiropalit për sukseset e samitit: 

Vota e emigrantëve – Në këtë Samit, u hodhën hapa konkretë përpara drejt realizimit të votës së emigrantëve në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe në respektimin e kësaj të drejte të garantuar nga ligji në Kosovë, por ende të pazbatuar në praktikë.

Konkretisht, prej muajit korrik, në Parlament është dërguar një dokument i detajuar për mundësimin e kësja të drejte. Shpresohet që dokumenti të bëhet pjesë e reformës së ardhshme zgjedhore, pasi opozita të rikthehet në Parlament.

Remitancat – Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka përfituar rreth 30 miliardë dollarë remitanca, të cilat kanë shkuar kryesisht për të financuar konsumin familjar.

Për herë të parë, tanimë ekziston një strategji për kanalizimin e këtyre remitancave në sektorët kyçë të ekonomisë, si turizmi, agroturizmi dhe prodhimi.

Për këtë qëllim, është dakordësuar ngritja në Tiranë e një Dhome të Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset shqiptare nëpër botë.

Gjithashtu, së shpejti do të fillojë të funksionojë edhe Banka e Diasporës, që do të jetë një instrument i mirëfilltë, i mbështetur nga shteti, për përthithjen dhe kanalizimin e kapitalit të diasporës në ekonomi.

Pensionet dhe risitë e tjera – Me interes kyç për diasporën është njohja e pensioneve. Për këtë qëllim, për herë të parë, shteti shqiptar ka emëruar një Koordinator Kombëtar të Pensioneve, që do të ketë për detyrë të vetëm të çojë përpara negociatat me vendet e interesit.

Në fokus të punës së këtij koordinatori do të jenë fillimisht vendet me popullsi më të lartë shqiptare, si Italia, Greqia, SHBA-të, Kanadaja dhe Anglia.

Një tjetër risi është emërimi i koordinatorit të kalendarit të përbashkët të eventeve që synojnë përmirësimin e imazhit të vendit tonë nëpër botë, duke nxitur turizmin, biznesin, e promovuar vlerat historike e kulturore të vendit tonë.

Aktualisht janë 41 evente të konfirmuara përgjatë të gjithë vitit, nga SHBA-të deri në Japoni, por evente të tjera pritet të shtohen përgjatë vitit.

Një risi shumë e rëndësishme do të jetë edhe themelimi i një Muzeumi të ri në Tiranë, një muze i dedikuar eksluzivisht Diasporës. Deri në ngritjen e këtij muzeu, do të ekzistojë një pavion i dedikuar në Muzeun Kombëtar.

Të tjera arritje të rëndësishme u regjistruan në fushën e arsimit, kulturës, filantropisë, etj.

/TPZ.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here