Denoncim i fortë nga PD: Dosjet e krimit, nga Tahiri te Gjiknuri! Politikanë që nuk po hetohen

0
145

Nuk hetohet Balla, Gjiknuri, Veliaj, Ahmetaj, Dako, Tahiri, Xhafaj, Cyrbja, Rraja, Ndoka, Cuko, Gjici, Sejdini, Bushati. Pas tyre qëndrojnë mandatet e vjedhura dhe të blera për një parlament dhe qeveri ilegjitime ku Rama sundon me krimin dhe oligarkët.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, denoncon përmes një videoje rastet e dosjeve të krimit, drogës dhe vjedhjes së votave, të lidhura me politikanë të qeverisë socialiste ose persona të tjerë të lidhur me pushtetin, të cilat nuk hetohen.

Zhupa përmend mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ndërsa e konsideron Prokurorinë e Përgjithshme të kapur politikisht.

“Gjyqësori i kapur nuk heton asnjë nga dosjet e drogës, krimit, që janë të lidhura me votat dhe pushtetin e kësaj mazhorance ilegjitime.

Sot gjykata kushtetuese nuk funksionon, gjykata e lartë nuk funksionon, prokuroria është kapur nga Rama me një kryeprokurore me 69 veta dhe me kunatin e Mimi Kodhelit në krye të Këshilit të Lartë të Prokurorisë.

Disa nga dosjet më të rëndësishme ku përfshihen pushtetarët ose nuk hetohen fare ose manipulohen për të mos dënuar përgjegjësitë me pushtet. Ndërkohë Rama mendon ta përdor gjykatën në një organ që të trembur opozitën me padi dhe me gjyqe politike për shpifje.

Populli ka vendosur të kthej demokracinë, të gjithë bashkë më 5 mars para parlamentit, me 16 mars para kryeministrisë. Sistemi ka rënë, qytetarët do fitojnë.”, shkruan Zhupa.

Dosjet që zëdhënësja e PD-së numëron në video dhe që sipas saj nuk po hetohen: “Xibraka”, “Babale 2”, “Habilajt”, “Ardit Gjoklaj”, “Mond Bego”, “DH Albania”, “339”, “Shullazi”, “Elbasanit”, “Volvo 4”, “Shkodër”, “Kavajë”, “Komisar Nuhu”, “339/1 Përgjimet e Kukësit”, “Dibër”. Të gjitha këto lidhen me figurat e PS-së, që nga Olsi Rama, Saimir Tahiri, e deri te Damian Gjiknuri./tpz.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here