Zjarri në Ministrinë e Brendshme/ Janë djegur dhe qindra dosje krimi, udhëtimet e Olsi Ramës e Taulant Ballës me trafikantët…

0
96

Një  incident ndodhi mbrëmjen e sotme në bodrumet e godinës së Ministrisë së Brendshme. Sipas ministries në fjalë, rreth orës 20:45, Shërbimet e Sigurisë kanë konstatuar tym në bodrumin e kësaj ministrie, ndërsa si dëm material raportohet vetëm dëmtimi i një stabilizatori të energjisë elektrike.

Por nuk mendon kështu ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se, është djegur serveri i TIMS për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës me trafikantët.

Postimi i Berishës:

Ne zjarr dhoma e TIMS!

Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e ministrise se brendshme per te zhdukur gjurmet e udhetimeve me trafikante te Olsi Rames, Taulant Beges dhe narkoministrave dhe narkoqeveritareve te tjere!

Mesohet se jane djegur dhe qindra dosje krimi ne dhomen ngjitur. Feste e madhe kane sonte narkoset ne te gjitha nivelet. Rroftë Zjarri!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here