Moti për të shtunën, ja çfarë pritet të ndodhë sot…

0
134

Dita e parë e muajit Mars ka hyrë me diell dhe me temperatura relativisht të larta.

Por çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës së shtunë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e parë të fundjavës.

Reshjet

Të shtunën nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Temperaturat

Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 17 °C

në vendet e ulëta: 5 / 17 °C

në vendet malore: 1 / 12 °C

Era

Të shtunën pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Të shtunën qarqet Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’. Ndërsa qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Megjithatë në sipërfaqe të lokalizuara, disa prej këtyre qarqeve pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here