Meta mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë: Të jemi më të dashur dhe ta gjykojmë më pak njëri-tjetrin…

0
87

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë një mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë në të gjithë botën, nga Samiti i Dytë i Diasporës, që sot po mbahet në Lezhë.

Në fjalën e tij Meta tha:  “Por për këtë na duhet të jemi më të dashur me njeri tjetrin dhe na duhet ta gjykojmë më pak njeri tjetrin. Për këtë do na ndihmonte thënia shumë e mençur e Nënë Terezës,  një figure të madhe të kombit tonë, që ia kemi dhënë gjithë njërëzimit, por që duhet t’i kthehemi here pas here, e cila thotë:

“Po t’i gjykojmë të tjerët pa fund, nuk do të na mbetet kohë për t’i dashur ata.” Kështu që ta gjykojmë njeri tjetrin më pak, ta duash më shumë dhe jam i sigurtë se kjo është rruga e suksesit të përbashkët, e afirmimit të shqiptarëve kudo që jetojnë, në Shqipëri por dhe kudo në diasporë. Kjo është edhe rruga e afirmimit të shtetit të mëtejshëm të Kosovës dhe rruga e vetme që na bën ne shqiptarëve të jemi me kombi me një të ardhsme të ndritshme dhe të pandalshme dhe kjo e ka burimin tek Besëlidhja e Lezhës dhe mesazhi i Gjergj Kastriotit që vetëm duke qënë të bashkuar do të mund të ecim përpara.”

Presidenti në fjalën e tij solli në vëmendje, figura të shquara shqiptare nëpër botë, për të cilat është folur me respekt dhe theksoi se “kemi eshumë figura të përmasave të mëdha që kanë jetuar dhe vdekur si shqiptarë, që kanë kultivuar respekt dhe dashuri për shqiptarët kudo në botë, ashtu sikurse ju përfaqësoni një rast të tillë kudo ku jetoni, ku ka një sipërmarrje, një aktivitet.  Ajo që na bashkon  është se të gjithë ndihemi shqiptarë kudo që jemi dhe këtë mund ta arrijmë përmes fuqizimit të identitetit tonë kombëtar. Ju, duke qënë pranë nesh me eksperiencën tuaj dhe ne pranë jush, kudo që jeni.

Unë përshëndes qeverinë dhe ministrin e Disasporën për përpjekjet në këtë drejtim. Është një rrugë e gjatë por e qëndrueshme që do të na çojë përpara.

Shqipëria është një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që dëshirojnë të kthehen këtu.

Pak më parë, Mark Gjonaj, një nga përfaqësuesit tanë më të shquar në SHBA, më tha se mbasi të mbaroja karrierën atje do të kisha shumë dëshirë të vija e të jetoja në Shqipëri. Kështu është edhe dëshira jonë, që të rinjtë shqiptarë ta shohin të ardhmen këtu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here