Dhunimi i të miturave dhe adoleshenca/ Psikologët: Shkolla të kthehet në qendër komunitare, prindërit të drejtojnë vëmendjen tek fëmijët….

0
135

Të miturit, kohëve të fundit janë shndërruar në një fenomen negativ në shoqërinë shqiptare. Vetëm pak javë më parë, 16-vjeçarja nga Kavaja u përdhunua në grup nga 8 bashkëmoshatarë të saj, rast ky që tronditi mbarë opinionin publik. Mirëpo, më pas, shumë minorene do merrnin iniciativën për të bërë publike rastet e tyre të përdhunimit, duke hedhur keshtu dritë mbi një fenomen i cili ndodhka rëndom në shoqërinë tonë, por që sa nga kërcënimi, sa nga mentaliteti, nuk bëhen publike. Një tjetër rast do të denoncohej edhe ditën e djeshme, po nga ish-kryeministri. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha ka publikuar sms-në e dërguar nga një nxënëse e shkollës 9-vjeçare, në Selenicë të Vlorës. Ajo kishte treguar një tjetër histori shokuese, ku dy vajza të klasës së shtatë janë përdhunuar nga një i rritur, i cili dispononte edhe një video erotike më njërën prej vajzave që ka abuzuar me to. Po ashtu, në sms-në e bërë publike thuhet se policia e di ngjarjen por nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorit. Fenomene të tilla, kanë krijuar mosbesim tek qytetarët, ndërsa kanë bërë prindërit që të marrin masa këshilluese ndaj fëmijëve. Po ashtu mësuesit në shkolla, psikologët, duhet të jenë të vëmendshëm. “Standard” kontaktoi me psikologët Anxhela Peza dhe Eneida Frashëri të cilat theksuan se janë dy faktorët që ndikojnë në sjelljet e fëmijëve, edukata prindërore dhe ajo e shkollës pastaj. Po ashtu këto të fundit bënë thirrje që në raste të tilla, viktima dhe përdhunuesi duhen ndjekur nga terapitë psikologjike. Porse mësuesve dhe prindërve, theksojnë ato, duhet t’iu bjerë më shumë në sy sjellja e fëmijëve të tyre dhe të jenë sa më të kujdessëhëm në kulturën që iu japin.

Intervistoi: Aida Topalli

Anxhela Peza, Psikologe

Janë regjistruar raste përdhunimi ndaj të miturve, ku i fundit u bë publik sot. Rastet e shpeshta janë për t’u shqetësuar, se çfarë po ndodh me adoleshentët në Shqipëri. Ju si psikologe, nga mendoni se e kanë burimin sjellje të tilla?

Rastet e përdhunimit janë tema delikate për tu diskutuar dhe për tu gjykuar nga ana profesionale sepse secili rast ka specifikën e tij. Megjithatë për të përgjithësuar përdhunimin e të miturve, do përcaktoja se fëmija rritet me edukatën prindërore ku i shpjegohet se si të mbrojë veten dhe të kuptojë rrezikun. Po kështu edhe në mjediset e shkollës, mësohet rreth trupit të tyre dhe rreziqeve nëpërmejt kurikulës, edukimit të mësuesit, apo dhe dialogjet e shpeshta me psikologun e shkollës. Adoleshentët në mbarë botën janë shumë të ekspozuar ndaj internetit dhe rrjeteve sociale e kjo bën të mundur të marrin informacione që nuk janë për moshën e tyre. Të asimilohet infomacioni nga ana intelektuale e adoleshentit. E në të njejtën kohë është ekspozimi ndaj personave abuzues, pedofilë, trafikimit, me çrregullime etj. Rrjetet sociale, mungesa e vëmendjes prindërore dhe neglizhenca e mësuesve për bashkëpunim me instancat e tjera sjell pasoja të tilla.

Viktima ( në këto raste femrat e përdhunuara) a duhet t’i nënshtrohen terapive me psikologë? Po përdhunuesit, megjithëse të arrestuar, a mendoni se kanë nevojë për seanca terapeutike?

E abuzuara në këtë rast ka një ngarkesë të madhe psiko-emocionale dhe ka pësuar një tronditje të thellë psiqike. Asistimi në senacat e psikologut do i vinin në ndihmë për të gjetur një ekulibër mendor e deri sa të bëhet paqe me traumën e përjetuar. Përdhunuesit janë persona me probleme sjellore, psikologjike, mund të jenë persona që kanë devijanca të seksualitet, patologji të ndryshme, etj. Motivet e përdhunimit mund të jenë të ndryshme, por këshillimi me psikologun do mund të qartësonte trupin gjykues, vetë dhunuesin dhe të afërmit e dhunuesit.

Cila është thirrja juaj për uljen e rasteve të tilla?

I bëj thirrjeve prindërve të drejtojnë vëmendjen tek fëmijët e tyre. Mësuesve të jenë të vëmendshëm ndaj nxënësve dhe të krijojnë frymën e bashkëpunimit me secilin koleg që i vjen në ndihmë të miturit. Psikologut për rolin e rëndësishëm i cili ka në shkollë. E vërteta gjendet nëpërmjet komunikimit. Nëse ne jemi ato që ndërtojmë ura komunikimi dhe përpiqemi të tregojmë vëmendje se çfarë ndodh në jetën e një adoleshenti vetëm kështu mund ta kuptojmë.

Eneida Frashëri, Psikologe

Janë regjistruar raste përdhunimi ndaj të miturve, ku i fundit u bë publik sot. Rastet e shpeshta janë për t’u shqetësuar, se çfarë po ndodh me adoleshentët në Shqipëri. Ju si psikologe, nga mendoni se e kanë burimin sjellje të tilla?

Adoleshenca është një periudhë shumë e vrullshme e zhvillimit fizik, mendor, social, psikologjik, seksual dhe moral që fillon nga mosha 10 vjeç deri rreth 20 vjeç. Në këtë periudhë adolishentët përpiqen të zvogëlojnë në maksimum ndikimin e prindërve dhe ndikohen thellësisht nga shoqëria e tyre, por pavarësisht kësaj tendence të adoleshentëve prindërit do të duhet të vendosin ura shumë të forta komunikimi me ta. Të gjitha situatat që riskojnë adoleshentët, siç është edhe kjo do të mund reduktoheshin nëse do të kishim një marrëdhenie prind-femijë që karakterizohet nga mirëkuptimi dhe respekti per njeri-tjetrin si dy qenie të rritura dhe të ndryshme. Një strukturë tjetër shumë e rendësishme është shërbimi psiko-social në shkolla. Të cilët do të duhet të punojnë me secilin për të evidentuar adolishentet ne situata riskuese dhe të sinjalizojnë familjen dhe strukturat e sherbimit social në bashki. Këto janë 3 elemente shumë të rëndësishëm qe do te duhet të bashkepunonin shumë ngushtë dhe në vazhdimësi me njëri-tjerin.

Viktima ( në këto raste femrat e përdhunuara) a duhet t’i nënshtrohen terapive me psikologë? Po përdhunuesit, megjithëse të arrestuar, a mendoni se kanë nevojë për seanca terapeutike?

Po vajzat do duhet patjeter te marrin trajtim paikologjik per te minimizuar aq so do te mundet pasojat e situates shume te madhe traumatike. Gjithashtu do duhet te punohet edhe me djalin per faktin qe eshte i mitur. Dhe nuk eshte ploteshit i ndergjegjshem dhe i vetedijshem per pasojat e veprimeve te tij.

Cila është thirrja juaj për uljen e rasteve të tilla?

Thirja ime eshte ndergjegjesimi i prinderve, organizimi i oreve informuese nga shkollat per prinderit per ndryshimin shume te madh qe pesojne femijet e tyre gjate adolishences dhe menyren se si ata duhet te komportohen me ta. Pra shkolla duhet te kthehet ne qender komunitare. Dhe media gjithashtu mund te ruaje nje rol shume te rendesishem sensibilizues

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here