Kryetari i LDE Galdini: Opozita ne Maqedoni rrezoi Gruesvskin, pa hyri ne zgjedhjet e 11 dhjetorit.

0
173

Ne Asamblene Komhetare te Forumit Rinor te LDE, te zhvilluar diten e sotme, Arian Galdini deklaroi se: “Ne si Opozite jemi ne nje proces te veshtire dhe sfidues te rithemelimit te demokracise. Partitokracia dhe Kryetarokracia kane qene e mbeten nje semundje e rende qe ka kapluar pothuajse te gjitha Partite Politike ne vend. Tashme Partia Demokratike si Partia me e madhe e Koalicionit tone Opozitar, nen drejtimin e Lulzim Bashes, i ka hyre nje udhe te veshtire te sherimit demokratik. Neve si LDE, ky proces i ri neper te cilin ka hyre PD dhe Lulzim Basha, na vjen shume per shtat dhe e mbeshtesim me te gjitha energjite tona. Duke qene se jemi ne Aleance me PD, ne pershendesim cdo akt, vendim e veprimtari politike te PD e ne PD, nepermjet te cilave kjo Parti modernizohet, europianizohet dhe shnderrohet ne nje alternative e aspirate shpresedhenese per cdo shqiptar qe do nje Shqiperi me te mire, me te drejte, me solidare, me te zhvilluar, me shpresuese dhe me perendimore.”
Kryetari i LDE Arian Galdini u tha te rinjve te Partise se tij se: “Vini re se cfare po ndodh ne Maqedoni. Shumica e qytetareve shqiptare dhe maqedonas atje kane votuar kunder Gruevskit. Kjo shumice u be e mundur te verifikohet me nje proces zgjedhor te rregullt, vetem pasi u be e mundur renia e Qeverise Gruevski dhe krijimi i nje Qeverie Teknike. Ne si Opozite ketu ne Shqiperi, duhet te nxjerrim mesimet tona. Edi Rama, njelloj si Gruevski eshte nje despot i vogel, kleptokratik dhe ne simbioze me krimin. Edi Rama njelloj si Gruevski e perdor qeverisjen per ti sherbyer nje Pakice Politike Plackitese. Edi Rama njelloj si Gruevski nepermjet lidhjeve me krimin dhe mafian, me kanabisizimin e Shqiperise, synon te asgjesoje zgjedhjet e qershorit 2017, duke i akaparuar ato me cmim te shtrenjte. Ndaj nga kjo Asamble e Rinise se LDE, une i bej thirrje Lulzim Bashes dhe Aleateve tane ne Koalicionin Opozitar, por edhe Partive te tjera qe jane kunder Qeverisjes ne simbioze me krimin, qe ne te gjithe te behemi bashke per te mos e lejuar Edi Ramen qe te jete Kryeministri qe na akaparon zgjedhjet e qershorit 2017. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme, mund te zhvillohen vetem nga nje Qeveri qe dekanabisizon Shqiperine, zbaton ligjin e dekriminalizimit dhe ploteson me pergjegjshmeri prioritetet te cilat bejne te mundur hapjen e Negociatave me BE.”

https://www.youtube.com/watch?v=IwIfrL1jW74

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here