Dalin të tjera detaje nga atentati i ambasadorit rus, vrasësi thirri Aleppo para se të qëllonte

0
157

Dalin të tjera detaje nga sulmi me armë në Ankara kundër ambasadorit rus.

Sipas The Guardian, autori i sulmit ka hyrë në ndërtesë duke thënë se ishte oficer i policisë turke, ndërsa kur qëlloi diplomatin rus bërtiti “Aleppo”.

Andrei Karlov u qëllua teksa mbante një fjalim në një galeri arti me emrin “Rusia në sytë e turqve”.

Atentati është konfirmuar edhe nga ambasada ruse në Turqi, ndërkohë mediat turke publikojnë foto të personit që qëlloi me armë.

Fillimisht ai iu afrua ambasadorit dhe i zgjati dorën për ta përshëndetur, ndërsa më pas e qëlloi me armë.

Bashkë me ambasadorin pati edhe të tjerë të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here