Deklaratat e Knutt ndaj Kryemadhit/ Berisha: Urrejtje personale, gojët e liga thonë se Monika i ka prishur punë…

0
96

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u pyet edhe për deklaratat e eurodeputetit Knutt Fleckenstein ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Knut gaboi. Së pari nuk i takon atij të përdor formula siç i thotë Edi Rama. Së dyti, gosipi është gosip dhe tani nga darka fliste për “shershe la femme”. Ai dëshpërim që shtyu atë në urrejtje personale ndaj Monikës, gojët e liga thonë se ajo mund t’i ketë prishur diku punë.

Zheji: Mos është fjala për ndonjë ish-ambasadore?

Berisha: Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t’i gjykonte sonte, do t’i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here