Del raporti! Rekordi i betonit të Veliaj. Dha 80% me shume leje … Cfar tha dhe cfar beri… Votojeni prap po deshet

0
111

Sektori i ndërtimit pritet të shënojë një rritje të ndjeshme, nisur nga numri i madh i lejeve të ndërtimit që po jepen, sidomos në kryeqytet.

Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2018, në vend janë dhënë gjithsej 1194 leje ndërtimi, me një rritje prej 46% në krahasim me një vit më parë.

Niveli më i lartë i tyre ka qenë në kryeqytet. Në total, për gjithë vitin 2018 u dhanë 388 leje ndërtimi, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga 231 vitin e mëparshëm. Numri i lejeve është shumë më i lartë se disa vjet më parë dhe është rekordi, të paktën që nga viti 2005. Më parë rekordi ishte në 2010-n me 254 leje në total.

Në rritje m ëtë fortë ka qenë sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet. Për gjithë vitin janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katror, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%. Vetëm në tremujorin e katërt janë dhënë leje për një sipërfaqe ndërtimi prej 456 mijë metra katror, ose 70% e sipërfaqes së dhënë gjithsej në vend për leje ndërtimi për këtë periudhë.

 

Lejet në vend

Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt 2018 janë miratuar gjithsej 360 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 211 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2017, duke shënuar një rritje prej 70,6 %.

Gjatë vitit 2018 janë miratuar gjithsej 1.194 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 819 leje të miratuara në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 45,8 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në tremujorin e katërt 2018 është rreth

618.219 m2, nga rreth 197.130 m miratuar në tremujorin e katërt 2017, duke shënuar një rritje me rreth 3 herë.

Gjatë vitit 2018, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është rreth 1.442.783 m2, nga rreth 868.534 m2  miratuar në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 66,1 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e katërt 2018 është 22,1 miliardë lekë, nga 9,7 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2017.

Ky tregues në tremujorin e katërt 2018, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, u rrit me rreth  2,3 herë.

Gjatë vitit 2018, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është  59 miliardë lekë, nga 49,1 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2017, duke shënuar një rritje prej 20,1 %.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here