Live nga protesta, shpërthen Basha: Klikës kriminale i ka ardhur fundi! “Ora e të vërtetës ka ardhur”

0
109

Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se qeveria ndryshoi ditën e seancës plenare sepse kanë frikë dhe sipas tij klikës kriminale i a ka ardhur fundi.

Gjatë fjalës së tij në protestën para Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtin të qeverisë dhe kryeministrit Ei Rama.

“Sot ajo godinë nuk është Kuvendi i Shqipërisë, por banda e hajdutëve që ka marre peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje anti-kushtetuese dhe futën duart në kutitë e votave dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit. Ato karrige nuk përmbajnë asgjë sepse pushteti i takon popullit. Ne kishim njoftuar protestën e radhës për të enjten, por nga tmerri i frikës ata ndryshuan orarin sepse mendojnë se mund ti shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e tw vërtetës ka ardhur”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here