Rudina Hajdari nuk dorëzon mandatin. Arsyetimi kontradiktor!!! Arsye shëndetësore dhe nderkombetare????

0
106

Për arsye të ndryshme, sç janë shprehur vetë ata, disa deputetë të opozitës nuk e kanë firmosur vendimin e grupeve parlamentare të partive opozitare për të djegur mandatin.

Një nga ato është edhe Rudina hajdari e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike dhe që është shprehur më herët se arsyeja e mos firmosjes së vendimit për të lënë mandatin e deputetës ka qenë se në kohën kur është marrë ky vendim nuk ndodhej në Shqipëri.

Me anaë të një reagimi në rrjtete sociale, hajdari shprehet se ajo shprehet se gjatë kësaj kohë është konsultuar me disa personalitete politike të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve duke argumentuar se mandatin nuk e ka parë kurrë si një mjet për interesa vetjake i cili nuk duhet dorëzuar kurrësesi.

Hajdari thotë se për shkak të disa problemeve shëndetësore nuk ka mundur të shprehet dri më tani por që qëndrimi i saj do të bëhet publik shumë shpejt.

Ajo kujton se që prej datës 8 dhjetor të vitit të kaluar ka qenë e gatshme për ta dorëzuar mandatin dhe është shprehur për këtë gjë, por sipas saj ka qenë një kontekst komplet ndryshe nga ai që ka deklaruar opozita.

Statusi i plotë:

Është e natyrshme që historia ime familjare ndikon sa në sjelljen time politike aq edhe në përceptimin publik të saj.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar “heqjen dorë nga mandati” të deputetit si vendim individual, pavarësisht kësaj unë nuk e ndiej vetën aspak të shkëputur nga grupi parlamentar i PD dhe nga misioni i saj.

Për shkak të karakterit dhe formimit tim, “vendimet” i kam vlerësuar gjithnjë fort duke i’u kushtuar kohën, analizën dhe vëmendjen e duhur dhe ky rast është një ndër më të rëndësishmit.

Për këtë, gjatë kësaj periudhe jam konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të aleatëve më të çmuar, seriozë e të vendosur në rrugën e vështirë të kombit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, rrëzimi i rregjimit komunist e më tej në proçeset trasformuese të zhvillimit ekonomiko-social dhe të integrimit euro-atlantik.

Mandatin e deputetit nuk e kam konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet
dorëzuar kurrësesi”.

Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t’iu ardhë në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.

Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.

E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here