Mos e humbisni videon/ Gazetarit i dridhej dora, Basha: Ma jep mua këtu, mos ki frikë…

0
127

Ditën e djeshme, Lulzim Basha doli nga selia blu me një prononcim për gazetarët, ku njoftoi edhe për protestat masive që do të vijojnë.

Pas mbledhjes me kryetarët e rretheve të PD, ai njoftoi për mediat se çfarë u diskutua, teksa nuk kaloi pa u parë edhe një batutë me gazetarët.

Kryedemokrati i mori mikrofonin nga dora gazetarit Klajdi Bodlli  i cili po dridhej nga i ftohti, duke ngjallur të qeshura mes kolegëve.

“Po të dridhet mikrofoni nga i ftohti, ma jep mua këtu, e mbaj unë… lëshoje, lëshoje, e mbaj unë se po dridhesh… frikë nuk ke pse të kesh, frika vdiq më 16 shkurt”, i tha Basha gazetarit me shaka, duke ngjallur të qeshura mes kolegëve.

“Pushteti duhet t’i përkasë popullit dhe gazetarëve të ndershëm, të cilët nuk duhet të dridhen as nga frika dhe as nga i ftohti”.

Në fund Basha përqafon gazetarin, teksa vijon rrugën për në zyrën e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here