Alibeaj shpjegon pse opozita nuk mund të shkonte direkt në aktin ekstrem për djegien e mandateve…

0
95

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” pse opozita nuk mund të shkonte direkt në aktin ekstrem për djegien e mandateve parlamentare.

Sipas Alibejat opozita provoi të gjithë instrumentet politike në Parlament, madje duke propozuar edhe amendamente për reformën, më pas arriti deri tek akti ekstrem për djegien e mandateve.

Më tej ish-deputeti i PD deklaroi se me emërimin e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me 69 votat e mazhorancës, Reforma në Drejtësi ra.

Opozita nuk mund të shkonte direkt në një akt ekstrem për të djegur mandatet. Ne si opozitë u treguam konstruktiv, konsumuam të gjithë instrumentet politike. Propozuam edhe amendamentet për reformën e politikanëve. Pas konsumimit të këtyre instrumenteve erdhën deri tek djegia e mandateve.

Me emërimin e Arta Markut në krye të prokurorisë, ra e gjithë reforma në drejtësi. 21 % e votave u vodhën nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. Problemi i dytë ishte shitblerja e votave. Në së paku 4 qarqe sistemi elektoral u kap, pra u vodhën votat. Në katër qarqe u vodhën votat, tani bëjeni llogarinë vetë.

Do të ishte kërkesë e nxituar nëse do digjnim mandatet tona para një viti. Ndërsa sot nuk ka shqiptar që të mos pranojë kriminalizimin e qeverisë “Rama”. Është provuar korrupsioni, vjedhja e votave, Vangjush Dako dhe vjedhja me skandalin e Unazës së Madhe. Sistemi i drejtësisë ka rënë sëbashku me atë politik. Këtu mund të kërkojmë fundin e këtij tuneli të zi. Nuk është se ne kemi djegur mandatin sot, por ne dhamë një zgjidhje. Djegia e mandateve është një akt historik dhe moral.

Me djegien e mandateve opozita arriti një fitore tjetër, kthimin tek sovrani. Duhet të kemi një ushtrim demokracie, këtë duhet ta bëjë edhe mazhoranca,”-shpjegoi Alibeja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here