Zjarr ne shkallet e kryeministrise…Përplasje mes protestuesve dhe kordonit të policisë

 

Opozita ka thirrur mbështetësit e saj për të protestuar kundër qeverisë përpara kryeministrisë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbushur me protestues, në krye të të cilëve ndodhet kryetari i PD-së Lulzim Basha,  ish kryeministri Sali Berisha,  kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pro dhe drejtuesit e partive të tjera të opozitës. Paralelisht në Vlorë po mbahet një takim i cili transmetohet live në ERTV dhe që opozita e quan ‘antimiting”. Në ERTV pamjet e pjesëmarrjes po tranasmetohen me dron për të dhënë dhe idenë e pranisë së madhe të njerëzve.

Në sheshin para kryeministrisë protestuesit dëgjohen t’u bien vuvuzelave dhe shpesh të thërrasin “Rama ik!” “Poshtë qeveria!”. Ata mbajnë pankarta në duar kundër qeverisë.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko