Vasili: Objektivi themelor është rrëzimi i Edi Ramës…

0
185

Kreu i grupit parlametar të LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Gazeten “Standard” ka theksuar dhe njëherë qëllimin e protestës së sotme, që është rrëzimi i kryeministrit Rama. Ndërsa i pyetur për qëndrimin e LSI për reformen zgjedhore, ai u shpreh se mbështet kërkesen e Eurprpës dhe SHBA kundër shitblerjes dhe kriminalizimit së votës. Kreu i grupit paralmentar të LSI, Vasili u ndal dhe tek një fenomen mjaft shqetësues që është pastrimi i parave. “Qeveria është përgjegjëse, ku ka zgjedhur të bëjë sikur e lufton paranë e pisët, duke hedhur tymuese mbi transaksione pa asnjë peshë” –shtoi Vasili.

 

 

Intervistoi: Ermelinda Ndoja

 

1-Vetëm dy ditë larg protestës opozitare, cila do jetë zgjidhja që mund të vijë nga 16-shkurti: Qeveri e njejtë me kryeministër tjetër apo rrëzim i plotë i kabinetit aktual. Pra çfarë synon maksimalisht opozita me protesten?

 

Objektivi themelor është rrëzimi i Edi Ramës si frymëzuesi i kriminalizimit, i antiligjit, i trafiqeve, i rrëmbimit të pronave, kapjes së drejtësisë, kapjes së medias, i emigrimit tragjik dhe të pandalshëm të shqiptarëve.

 

2-Jemi pesë muaj para zgjedhjeve vendore, por reforma zgjedhore ka ngecur. A do të ketë një zhvillim të ri në këtë aspekt dhe cili është sistemi që mbështet LSI?

 

Ka vetëm një pergjigje të cilen reforma zgjedhore duhet ta japë qartë, që është shqetësimi më madhor që vjen edhe nga Europa dhe SHBA si shitblerja dhe kriminalizimi i votës së shqiptarëve. Çdo gjë tjetër është pa asnjë vlerë dhe do të ishte një kozmetike, që tdo të riciklonte zgjedhje të vjedhura dhe pushtet jo legjitime, që vjen si pasojë e kësaj vote të vjedhur.

 

3-Ngjarjet e fundit kanë tronditur vendin, ku 6 gra janë vrarë për një muaj, por kemi dhe rritjen e ngacimimeve seksuale, rasti i dy policëve në metropolin verior. Cili është komenti juaj për këto raste?

 

Ngjarjet tragjike të dhunës ndaj grave dhe reagimi i turpshëm i qeverisë, që i ka përdorur dhe instrumentalizuar janë mesazhi më i keq  që është dhënë ndonjëherë. Goditja e pamëshirshme e autorëve dhe zhdukja e këtyre dukurive është një mision që duhet përmbushur sa më parë.

 

 

4-Shpeshëherë kani shprehur shqetësimin për paratë e pista në Shqipëri. Cila është sipas jush prapaskena e kësaj  çështjeje? A kemi të bëjmë më një fenomen me përmasa të  mëdha?

 

Pastrimi i parave të pista është një fenomen që po përkeqësohet në mënyrë të rrezikshme. Kjo gjë është bërë publike edhe nga DASH edhe nga Moneval. Qeveria është përgjegjëse, ku ka zgjedhur të bëjë sikur e lufton paranë e pisët, duke hedhur tymuese mbi transaksione pa asnjë peshë, duke mbyllur sytë përpara lavatriçeve gjigande të parasë së pisët në mes të Tiranës.

 

5-Vetëm një javë më parë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj propozoi rritjen e moshës për daljen në pension nga 65 vjeç në 70 vjeç. Cili është mendimi juaj?

 

Është një qëndrim ndaj skemës së pensioneve pa asnjë vizion që e çon drejt kolapsit si të gjithë qëndrimet abuzive dhe të papërgjegjshme të kësaj qeverie.

 

6-Si e komentoni indeksin e organizatës “Transparency International”, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkan për sa i përket luftës ndaj korrupsionit?

 

Rezultatet e “TI” provojnë efektin shkatërrimtar të tepsisë dhe timonit që kërkoi Edi Rama me qëllimin e vetëm, që korrupsioni dhe grabitja. Të lulëzonin pa asnjë kontroll dhe çdo mekanizëm kontrolli ishte një problem i madh dhe demaskim për rilindjen dhe Edi Ramën.

 

7-Si e gjykoni nismën e qeverisë për ligjin e korporatave të investimeve shqiptare?

 

Ligji i korporatave është thjeshtë një instrument për rrëmbimin e pronave dhe mundësimin e korrupsionit të niveleve shumë të larta. Zëvëndësimi i konkurencës së lirë dhe të ndershme me korrupsionin shtetërorë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here