Braimllari: Protesta historike për nga pjesëmarrja, qytetarët futen në çark Edi Ramën

0
131

Arsyet e kësaj proteste janë kundër këtij kryeministri, i cili është një hajdut i ulët. Një hajdut i cili vjedh pronën e qytetarëve, i cili vetëm tek Unaza e Re kërkon të gllabërojë 40 milion euro drejtpërdrejtë. Dhe nuk i bën fare përshtypje këtij njeriu. Është një kryeministër që ka varfëruar vendin. Është një kryeministër që ka larguar të rinjtë dhe të rejat nga ky vend’, shprehet deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari për televizionin Ora News

Pjesë nga intervista:

Pjesëmarrja masive sikundër më parë, pjesëmarrje historike e qytetarëve kundra këtij kryeministri, kundra kësaj qeverie, kundra varfërisë që ka mbuluar vendin, kundra largimit të të rinjve dhe të rejave që po ikin përditë nga vendi, mungesës së vendeve të punës, kundra korrupsionit dhe hajdutërisë që bën Edi Rama. Këto treguan edhe njëherë qartazi se Edi Rama sot nuk është më kryeministër i Shqipërisë, sepse ai nuk ka mbështetjen popullore dhe qytetarët e këtij vendi sot kanë larguar Edi Ramën nga posti i të qenit Kryeministër.

Arsyet e kësaj proteste janë kundër këtij kryeministri, i cili është një hajdut i ulët. Një hajdut i cili vjedh pronën e qytetarëve, i cili vetëm tek Unaza e Re kërkon të gllabërojë 40 milion euro drejtpërdrejtë. Dhe nuk i bën fare përshtypje këtij njeriu. Është një kryeministër që ka varfëruar vendin. Është një kryeministër që ka larguar të rinjtë dhe të rejat nga ky vend. Është një kryeministër që ka shkatërruar biznesin e mesëm në këtë vend. Është një kryeministër i cili ka ndërtuar një sistem arsimor klientelist që nuk i shërben të rinjve dhe të rejave të vendit, por i shërben vetëm klientëve dhe oligarkëve të tij. Ndaj përgjigja e qytetarëve sot ishte e jashtëzakonshme. Ndaj Edi Rama ka qenë sot një kryeministër në ekzil.

Ishte në Vlorë, jo në ekzil…

Në ekzil jo në Vlorë. Ishte në anti miting. Në një anti miting të urryer për shqiptarët. Në një anti miting, ku edhe sanitareve u është bërë presion me bukën e gojës për të qenë në atë anti miting të këtij kryeministri. Është e turpshme sesi ky kryeministër urdhëron dhe bën presion. Sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nuk kishte njërëz që vinin me presion për të protestuar, por kishte njerëz që vinin me dëshirë për të shkulur nga zyra Edi Ramën. Sepse ai nuk meriton më dhe ka rënë së qeverisuri këtë vend. Pra kemi dy pamje: një opozitë e bashkuar që i bashkohet qytetarëve dhe së bashku qëndrojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në mënyrën më paqësore, në një protestë qytetare e cila ka vlera shumë të larta demokracie brenda saj, për të treguar njëherë e përgjithmonë që ky kryeministër ka rënë dhe nuk meriton më të drejtojë shqiptarët. Dhe nga ana tjetër kemi një kryeministër që ushtron presion për të mbledhur administratën publike në Vlorë në anti miting.

Ka dhe pastaj një tallje publike të Kryeministrit me Policinë e Shtetit. Para se të vija në studio, dëgjova se e kishte falënderuar Policinë e Shtetit për gatishmërinë e treguar sot, besnikërinë ndaj tij e kështu me radhë. Por përpara se të falenderojë Policinë e Shtetit duhet të tregoje se pse ky zotëri nuk i jep orët shtesë atyre policëve që vërtetë ata qëndruan sot 5 orë në atë protestë. Pse nuk i jep orët shtesë? Pse nuk i krijon kushte Policisë së Shtetit? Pse ky nuk vlerëson Policinë e ndershme të këtij vendi, por merret me drejtues policie të cilët kanë bërë trafik droge në këtë vend dhe sot janë në kërkim.

Pra kemi një kryeministër i cili nuk është më kryeministër i këtij vendi. Kemi një njeri irracional në çdo gjë që thotë. Kemi një njeri që përbuz punën e punonjësve të policisë. Ato punonjës policie që ishin sot në kordonin e parë, nuk meritojnë që tu thotë zoti Rama, apo ky njeri në ekzil që bëtë detyrën. Ata kërkojnë kushte më të mira, kërkojnë orët shtesë, kërkojnë pajisje më të mira për qytetarët. Që të mos hedhi Garda e Republikës bombë e gaz lotsjellës. Pra i trajton qytetarët e këtij vendi sikur janë armiqtë, kur ndërkohë ne duam të punojmë e të ndërtojmë Shqipërinë. Por Shqipëria nuk ndërtohet me Edi Ramën. Ndaj protesta e sotme i dha të drejtë opozitës, i dha të drejtë qytetarëve dhe ka qenë një nga protestat më të mëdha qytetare që është parë ndonjëherë në këtë vend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here